Sopranoja e mirënjohur shqiptare Ermonela Jaho ka përcjellë një mesazh të fortë kundër përçarjes dhe dhunës në protestat e zhvilluara, duke bërë thirrje për bashkim, tolerancë dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.
Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Jaho kujton se përtej bindjeve dhe ndarjeve, të gjithë njerëzit kanë të njëjtën vlerë dhe meritojnë dinjitet e siguri.
Mesazhi
Stop vëllavrasjes.
Jemi të gjithë bij nënash. Secili prej nesh ka qenë një foshnjë në krahët e dikujt, një shpresë, një lutje. Përpara çdo bindjeje e çdo ndarjeje, jemi njerëz. Ta kujtojmë këtë kur shohim njëri-tjetrin në sy.
Asnjë zemërim, asnjë interes nuk vlen më shumë se jeta dhe dinjiteti njerëzor.
Ndaleni dhunën. Mos e shtyni vendin tonë drejt luftës civile.
Fëmijët tanë meritojnë të rriten pa frikë, në një Shqipëri ku mospajtimi nuk na bën armiq.
Lajmi kryesor:
Protesta e dhunshme, Mira Konçi: Asgjë nuk e justifikon shkatërrimin e asaj që na përket të gjithëve






