Protesta/ Grupet nga 6 universitetet e Tiranës vijojnë bojkotin, i bashkohen edhe studentët e 'Aleksandër Moisiut'

Një grup i vogël studentësh nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Historisë dhe Filologjisë, Mjekësisë dhe Shkencave Sociale vijojnë të bojkotojnë mësimin në shenjë proteste duke sfiduar temperaturat e ulëta. Në solidarizim me ta janë bashkuar edhe një grup studentësh nga universiteti “Aleksandër Moisiu”, të degëve të biznesit dhe juridikut, të cilët nuk janë futur në klasa. Ndërkohë që studentët e fakulteteve të tjera kanë shkuar normalisht në mësim.

Studentët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kanë vijuar me thirrjet për realizimin e të gjitha kërkesave të ngritura prej tyre. Fillimisht ata bllokuan derën e fakultetit por pastaj e hapën dhe lejuan nxënësit e tjerë që të vazhdonin normalisht mësimin.

Disa grupe studentësh në universitet të ndryshme kanë nisur të bojkotojnë mësimin që prej datës 7 janar. Ndonëse kryeministri Edi Rama deklaroi ditën e djeshme se nga sot nëpër sekretariatet e fakulteteve do të ketë dy përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Financave që do të sqarojnë për pagesën e tarifave studentët (Lexo këtu), këta të fundit duket se nuk do të zmbrapsen por kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre.

Në fund të vitit 2018, studentët protestuan për 17 ditë me radhë për 8 kërkesa, të cilat qeveria i plotësoi përmes Paktit për Universitetin (Lexo këtu) Ndër këto kërkesa përmendej ulja e tarifës së studimeve, kushtet më të mira në universitete dhe konvikte, etj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • [email protected]: 17/01/2019 21:40

    shkoni ne shtepi

    Përgjigju
  • Robi: 15/01/2019 16:53

    Po pijaneci Mitat Mema ish rektori a është bashkuar me ngelsat e Durrësit. Ky është dr. Shkencave që nuk është në gjendje të zgjidhë një ekuacion të gradës së 2 të në leksion me studentët, le me të jetë më dy të panjohura që stepet para dërrasë e zezë. Pika e rektorit të pd_"se

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara

Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara