Protesta/ Studentët e 'Letërsisë' kërkojnë plotësimin e dy pikave, ku përfshihet pasurimi i bibliotekës (Dokumenti)

Protesta/ Studentët e 'Letërsisë' kërkojnë plotësimin e dy pikave, ku përfshihet pasurimi i bibliotekës (Dokumenti)

Universiteti i Tiranës

Studentët e departamentit të Letërsisë i kanë kërkuar dekanatit dhe rektoratit që të shfuqizohet mënyra sesi ndahen grupet mësimore në leksionet e auditoreve, si dhe të pasurohet biblioteka e fakultetit nga 20-30 kopje të librave artistikë të detyruar. 

Këta studentë shprehen se leksionet në kushtet aktuale nuk mund të zhvillohen më, ndërkohë që, theksojnë se 80% e librave artistikë për një lëndë të detyrueshme mungojnë, ose në rastin më të mirë gjenden 2-3 kopje.

Sot një grup i vogël studentësh nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, Historisë dhe Filologjisë, Mjekësisë dhe Shkencave Sociale kanë vijuar bojkotin mësimor në shenjë proteste, duke sfiduar kështu temperaturat e ulëta.Në solidarizim me ta janë bashkuar edhe një grup studentësh nga universiteti “Aleksandër Moisiu”, të degëve të biznesit dhe juridikut, të cilët nuk janë futur në klasa. (Lexo këtu)

Kërkesa e studentëve të departamentit të Letërsisë, drejtuar dekanatit dhe rektoratit

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ana: 15/01/2019 16:26

    Studentet nuk duan me mesim, nuk kuptojne qe po perdoren, cdo dite dalin me ndonje kerekese te re, dhe harrojne se keshtu jane duke djegur vitin akademik dhe kjo eshte ne dem te tyre dhe te familjeve te tyre, dhe ne interes te atyre qe po i perdorin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale