Protesta që prej 26 ditësh zhvillohet në Tiranë kundër projektit të investimit në Zvërnec dhe Sazan nuk është më thjesht një reagim qytetar apo mjedisor. Të paktën kështu e sheh analisti Ruel Domi, i cili argumenton se ajo është shndërruar në një lëvizje me ngarkesë të madhe politike dhe gjeopolitike, ku, sipas tij, janë përfshirë shumë faktorë që nuk ia duan të mirën Shqipërisë.
I ftuar në emisionin “Studio Live” në Report TV me gazetarin Emal Qori, Domi tha se protesta ka kaluar prej kohësh kufijtë e kundërshtimit të një projekti turistik dhe është kthyer në një kauzë të pastër kundër investimit amerikan.
“Nuk mund të shkatërrojmë Shqipërinë që të ikë Edi Rama. E gjithë protesta është e stisur nga faktorë që nuk e duan Shqipërinë. Kjo protestë nisi për një investim amerikan, krejt papritur e pa kujtuar. Sektet pjesëmarrëse, marksistët, sovranistët, komunistët janë antiamerikanë. Kjo është protestë antiamerikane. Ka edhe elementë të Vetëvendosjes të Albin Kurtit, një antiamerikan i thekur. Kjo protestë nisi për një arsye idiote”, deklaroi ai.
Për më tepër, sipas tij, kërkesa për një qeveri teknike e artikuluar në protestë, në këtë moment është e gabuar, pasi Shqipëria ndodhet në një fazë të rëndësishme të procesit të integrimit europian.
“Të kërkosh qeveri teknike tani është e dëmshme për Shqipërinë. Shqipëria është pranë anëtarësimit në BE. Ka marrë notë pozitive në IBAR dhe nuk ka nevojë për destabilitet të shtuar. Pikërisht tani ngrihen njerëzit dhe ka logjikë që këtu ka njerëz që nuk ia duan Shqipërisë të mirën dhe përdorin mllefin e njerëzve për të goditur qeverinë dhe shqiptarët. Më shumë elementë antiamerikanë se kësaj here nuk ka pasur asnjëherë”, tha Domi.
Në analizën e tij, Domi u ndal edhe te figurat që janë bërë pjesë e protestës, duke përmendur Arlind Qorin dhe Dritan Goxhajn, për të cilët tha se po paraqiten si mbrojtës të vendit nga "imperializmi amerikan".
“Nuk ka projekt. Nuk mund të ngrihen pupthi për të mbrojtur pelikanët kaçurrelë, kur në këtë vend në 35 vjet është bërë batërdi me pronat dhe nuk kanë ngritur kurrë zërin. Vjen investitori amerikan dhe Arlind Qori e Dritan Goxhaj, heronjtë sovranistë, dalin për të na mbrojtur nga imperializmi amerikan. Të lutem!”, u shpreh ai.
Domi e mbylli analizën duke ngulur këmbë se protesta ka humbur karakterin e saj dhe është kthyer në një përplasje që nuk i shërben interesave të Shqipërisë.
Komente











Media ne shqiperi ka gabime te medha propogande Kunder te vertetes .Jam qytetar evropian prej shume vitesh. Por krenohem nga zhvillimi i viteve te fundit ne shqiperi vije si turist dhe gjithmone me miq te mire gjermam dhe Kane deshire perseri te udhetojme drejt shqiperise Po keto protesta jane muslymane anti zhvillimit te gjithe ne shqiptaret e vertete jemi israelit Po mire Po shfryhem dhe und mjaft hyrjet dhe daljet e Lira te qytetareve te shteteve fqinje te vendoset viza dhe kontrroll i rrepte Sidomos kosovareve se na fllicen sepse deri die vetequheshin jugosllav dhe sot na dolen shqiptar jo shqiptari eshte shqiptar kosovari eshte kosovari kroati eshte Kroat Piana dei Albanesi eshte italian malazezi eshte malazez te gjithe Kane ndoshta rrenje te perbashket para 2500 vitesh apo 1000 vitesh apo 500 vitesh porn sjemi kurre njesoj Sidomos me kosovaret qe ne Karten e indentitetit shkruhet kosovar Ne shqiptaret jemi me afer kroateve malazezeve Piana dei Albanesi sesa kosovareve kemi per fat te keq komshite me te keqinje ne Bote na fllicen eshte nje teme qe asnje NUK e diskuton porn eshte realiteti dhe fatkeqesi per shqiptaret qe kemi rracen e kosovareve per brinj
PërgjigjuPerse kerkoni ti deformoni gjerat , cfare lidhje ka amerika ne kete mes ? Populli eshte ngritur kundra nje qeverie krye te korruptuar qe pjesa me e madhe e ministrave jane ne burg ose herim dhe keta duan te hedhin hi syve , turp tju vije o servila por ta dini mire qe koha juaj mbaroj dhe po ja le vendin nje kohe plot shprese dhe drejtesi pa kermat e regjimit 36 vjecar
Përgjigju