Një banor i Rrjollit ka pyetur publikisht Sali Berishën se përse hesht dhe nuk e mbështet protestën e tyre kundër resortit të Bashkim Ulajt, botues pranë familjes Berisha.

Banori thotë që Berisha jo vetëm nuk ka dërguar asnjë përfaqësues, por as në deklaratat e tij nuk ka mbajtur një qëndrim mbështetës, duke ngritur pyetjen “mos vallë ka dorë edhe Berisha në këtë mes?”. Banori i tha Berishës që të mos i thërrasë në protesta vetëm kur ka interesin e tij.

"Nuk dërgoi një përfaqësues të vetin dhe nuk erdhi të na mbështes në grevën tonë. A mos vallë ka dorë edhe Berisha në këtë mes. Nuk e kemi dëgjuar as në lajme që të na dalë zot. I lutem, mos na thirr kur ke interesat e tua, por na mbështet edhe në interesat tona", thotë banori. 


Lajmi kryesor:

Kundër resortit të Ulajt/ Protestuesit mësyjnë në kantierin e ndërtimit, 15 të shoqëruar! Banori: Pse hesht Berisha? (VIDEO+FOTO)