Protesta masive kundër qeverisë në Serbi, kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

Protesta masive kundër qeverisë në Serbi, kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

Protestat në Serbi

Në Beograd u mblodhën të premten (09.06.2023) dhjetëra mijë vetë në një demonstratë kundër presidentit Aleksandar Vuçiç dhe partisë në pushtet SNS. Pjesëmarrësit në manifestimin e protestës u mblodhën përpara parlamentit në qendër të kryeqytetit dhe marshuan në dy kolona të ndara drejt selisë së qeverisë, sikurse njoftojnë mediat në Serbi.

Kritikët e akuzojnë presidentin 53 vjeçar për një stil autokratik politik dhe për ekonomi të tarafeve. Ata kërkuan dorëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq si dhe nëpunësve përgjegjës për aparatin e sigurisë. Protestuesit akuzojnë Vuçiqin dhe mediat bulevardeske nën kontrollin e tij, se po krijojnë një klimë të urrejtjes dhe të dhunës.

Sipas protestuesve qeveria nuk po i kundërvihet me vendosmërinë e duhur dhunës së përhapur në vend, posedimit privat të armëvedhe kriminalitetit të organizuar. Përveç kësaj kritikohet edhe për korrupsionin dhe kufizimin e lirisë së medias.

Vuçiç tha të premten, se qeveria nuk mund të bëhet përgjegjëse për krimet. Manifestimi u organizua nga partitë e majta të opozitës si dhe lëvizjet qytetare.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë