Protesta masive në Francë kundër reformës së pensioneve

Protesta masive në Francë kundër reformës së pensioneve

Protestuesit në Francë

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj demonstruesve në Paris të shtunën, ndërsa turma të mëdha u mblodhën për raundin e katërt të protestave mbarëkombëtare kundër reformës së planifikuar të pensioneve. Marshimi i Parisit ishte pjesë e protestave në gjithë Francën ku qindra mijëra njerëz dolën për të vazhduar presionin ndaj qeverisë lidhur me planet e saj për reformën. Në fillim të kësaj jave, ligjvënësit francezë filluan një debat mbi projektligjin për pensionet, që parashikon mes të tjerash rritjen e moshës së pensionit nga nga 62 në 64 vjeç.

Është legjislacioni kryesor i mandatit të dytë të Presidentit Emmanuel Macron i cili ka thënë se reforma është "jetike" për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve. Por pakënaqësia e madhe popullore do të forcojë përpjekjet e sindikatave të punëtorëve dhe ligjvënësve të krahut të majtë në përpjekje për të bllokuar projektligjin.

Francezët kanë moshën më të re të daljes në pension mes vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim ekonomik dhe sipas sondazheve një shumicë e konsiderueshme e francezëve duan ta ruajnë këtë përfitim. Sipas vlerësimeve fillestare të raportuara nga gazeta Le Figaro, në Paris pjesëmarrja në protestë ishte 20% më e lartë në krahasim me protestën e fundit të së martës.

Sindikatat shpresonin për një pjesëmarrje të madhe për protestat e para që mbahen në fundjavë që nga fillimi i lëvizjes./VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave