Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!

Protesta me simbole ruse në Serbi kundër marrëveshjes së Ohrit! Protestuesit me pankarta: Jo kapitullim! Vuçiç, dorëhiqu!

Protestuesit në Serbi

Ditën e sotme, mbështetësit e katër partive parlamentare të opozitës së djathtë serbe bllokuan trafikun për një orë para ndërtesës së Qeverisë së Serbisë në qendër të Beogradit, duke kërkuar refuzimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve me Kosovën.

Gjatë protestës u kërkua dorëheqja e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç të cilin e akuzuan edhe si tradhëtar.

Pjesëmarrësit e tubimit mbanin në duart pankartat “Jo kapitullimit” dhe “Dorëheqje Vuçiçit”, dhe disa kishin veshur edhe bluza me shkronjën Z, simbol i agresionit rus kundër Ukrainës.

Në protestë ishte edhe Radomir Počuça, i cili si mercenar nga Serbia luftoi me separatistët pro-rusë në Ukrainë në vitin 2014.

Në vitin 2016, Poçuça lidhi një marrëveshje me Gjykatën e Lartë në Beograd dhe u dënua me një vit e gjysmë burg. Sot ai është deputet i partisë së djathtë parlamentare ‘Zavetnici’.

Më 18 mars, në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kurti dhe Vuçiç pas më se 10 orësh bisedime, arritën marrëveshje për zbatimin e propozimit evropian. Ndërmjetësues të takimit ishin diplomatët evropianë, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak. Në cilësinë e vëzhguesit ishte i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Në Ohër, palët u pajtuan për aneksin e zbatimit të një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kurti dhe Vuçiq e kanë pranuar në parim propozimin e BE-së gjatë një takimi në Bruksel, më 27 shkurt. Propozimi i BE-së nuk e obligon Serbinë që ta njohë Kosovën, por kërkon nga të dyja vendet që t’i njohin dokumentet e njëra-tjetrës, si: pasaportat, diplomat dhe targat e makinave. SHBA-ja e ka mbështetur propozimin e BE-së, i cili më herët është njohur edhe si plani franko-gjerman.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbër: 25/03/2023 00:22

    Këta jan vlezreit e Rames dhe Vucicit…!

    Përgjigju
    • Hyp ktu e shif stambollin: 25/03/2023 10:03

      Bravo sllavi.Po big Brother kush do e fitoje?Per kete jep mendim, se per tjera gjona nuk ni n'myth ti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja