Protesta, mediat ndërkombëtare:
Opozita përplaset me policinë

Protesta, mediat ndërkombëtare:<br />Opozita përplaset me policinë
"Qindra mbështetës të opozitës shqiptare janë përplasur me policinë gjatë një marshimi kundër qeverisë në kryeqytetin shqiptar Tiranën".-kështu shkruan rrjeti prestigjoz BBC pas protestës së sotme të Partisë Demokratike

"Demostruesit shkruan BBC hodhën gurë, dhe vezë përballë kryeministrisë duke dëmtuar kështu godinën e kryeministrit Rama."

"Opozita thotë se qeveria është e korruptuar dhe politikat e saj po dëmtojnë mbarë vendin. Demostrata Demostrata u mbajt në 25-vjetorin e rrëzimit të regjimit komunist nga studentët"- shkruan BBC
 
Nju Jork Times, e cila në kryeartikullin e saj shkruante se “opozita dhe mbështetësit e saj, kanë protestuar kundër qeverisë për varfërinë që ka pushtuar vendin dhe reformat e saj që po dërgojnë njerëzit në burg”.

Më pas ishin në radhë edhe media kineze që shkruajtën se “protestuesit kanë djegur një dordolec që personifikonte kryeministri”. Edhe media kanadeze dhe amerikane kanë pasqyruar protestën e opozitës në Tiranës.

Ndërkohë edhe Daily Mail e ka përshkruar protestën e sotme si dhunë të ushtruar nga opozita shqiptare ndaj institucioneve të kryeministrisë dhe të tjera simbole.
 
Qindra protestues në rrugët e Tiranës mbështetës të opozitës janë përplasur sot me policinë për shkak të reformave ekonomike shtrenguese për qytetarët e tyre sipas opozitës.Shkrimi shoqërohet me fotografi dhe momentet e dhunës së protestuesëve gjatë djegies së bunkerit

I çuditshëm është fakti se as mediat italiane dhe as ato greke nuk kanë shkruar për protestën e opozitës në Shqipëri.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët

Turqia në flakë, zjarret përhapen në provincën perëndimore të Izmirit! Evakuohen banorët