KAMBOXHIA- Katër punëtorë të një fabrike tekstile, kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, në Phnom Penh të Kamboxhias, pas përleshjeve me policinë. Përleshjet kanë ndodhur pasi 350 mijë punëtorë kanë dalë në protesta, duke kërkuar rroga më të larta.
Por këto protesta janë kthyer në të përgjakshme, pasi policia ka qëlluar mbi ta, duke shkaktuar të vdekur dhe të plagosur.
Punëtorët e kësaj fabrike, protestojnë që prej dy javësh, duke paralizuar kështu, një prej sektorëve më të rëndësishëm të Kamboxhias. Kjo fabrikë paraqet kushte çnjerëzore, për personat që punojnë aty, të cilët paguhen vetëm me një rrogë mesatare 80 dollarë në muaj.
Zëdhënësi i policisë vendase, mohon vdekjen e 4 personave, duke deklaruar vetëm një viktimë dhe disa të plagosur. Ai shtoi gjithashtu se policia është duke kryer vetëm detyrën, për të vënë nën kontroll situatën dhe sigurinë e vendit.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com