Protesta në Prishtinë për skandalin
e përgjimeve: Të ikin të implikuarit

Protesta në Prishtinë për skandalin<br />e përgjimeve: Të ikin të implikuarit
Pas publikimit të skandalit të përgjimeve shoqëria civile në Kosovë e mbështetur edhe nga Lëvizja Vetëvendosje kanë protestuar përpara qeverisë dhe selisë së Presidencës duke kërkuar largimin e të gjithë zyrtarëve që janë të përfshirë.
 
Protestuesit me parulla në duar kanë vendosur në sfond edhe pjesë nga bisedat telefonike të Grabovcit, të cilat janë të publikuara.
 
Protesta nuk është shoqëruar me incidente, ndërsa policia e Kosovës ka deklaruar se në sheshin “Zahir Pajaziti” ishin rreth 150 persona.
 
Protestuesit kanë premtuar se do të rikthehen sërish ditën e hënë në shesh për të kërkuar largimin e të implikuarve në skandalin e përgjimeve.
 
EULEX-i ka autorizuar nisjen e hetimeve lidhur me përgjimet e publikuara të ditëve të fundit, ku subjekt i tyre ishte shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe zyrtarë të tjerë në Kosovë.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon foto që nuk ndodhet fare në Shqipëri