Protesta në Shkup, Krasniqi:Cili do
jetë fati i shqiptarëve që s'ishin dje?

Protesta në Shkup, Krasniqi:Cili do<br />jetë fati i shqiptarëve që s'ishin dje?
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, në rrjetin social facebook ka komentuar protestën e djeshme në Shkup.

Në postimin e tij ai thotë se protesta ishte dinjitoze për liri dhe drejtësi.

Më tej, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi pyet, se cili do të jetë fati i shqiptarëve që qeverisen me Gruevskin dhe që nuk ndihmuan në ikjen e tij?

Shkrimi i plotë i Jakup Krasniqit në Facebook:
Maqedonia në Protestë
Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Gruevski.
Njëra nga kërkesat që u përseritë shpesh ishte: "Pa drejtësi nuk ka liri"!
Një pyetje që shtrohet në këto momente është: cili do të jetë fati i shqiptarëve që qeverisen me Gruevskin dhe që nuk ndihmuan në ikjen e tij?
Gjithsesi sot në Shkup u protestua dinjitetshëm për lirinë dhe demokracinë.
Edhe shqiptarët duhet të kontribojnë për lirinë dhe demokracinë e tyre. Para shqiptarëve në Maqedoni shtrohet një pyetje? A mund të presin lirinë e demokracinë me liderët e deritashëm? Ketë përgjigje mund dhe duhet ta japin vetëm shqiptarët e Maqedonisë!
 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit

Spahiu: Himara pjesë e paktit Athinë-PD, që nga marrëveshja famkeqe 6 milje detit