Protesta ndaj AKSHI-it, si ludistët e shekullit të 19-të

Protesta ndaj AKSHI-it, si ludistët e shekullit të 19-të

Godina e AKSHI-t

Nëse ka një arritje kjo qeveri është futja dhe modernizimi i sistemit të shërbimeve. Besoj jam një ndër shumë shqiptarë që për të marrë një certifikatë, një dëshmi, një leje, do t’i duhej të prisnin sporteleve me ditë të tëra. Më është dashur të harxhoj ditë të tëra në vitin 2013 për të marrë një certifikate prone tek ish-zyrat e hipotekës që kanë qenë te burgu, ku stresi i parkimit, radha dhe në fund punonjësi që na binte vërdallë pasi i vinin zarfe nga pas sportelit, janë kujtime që nuk shlyhen. Katër ditë në radhë dhe e mora vetëm pasi gjeta mik. Orë për të marrë certifikatë.

Mjaftonte rruga vajtje-ardhje në zyrën e Gjendjes Civile dhe të kishte ikur gjysma e afatit të vlefshmërisë. Vara-vingo për të marrë një dëshmi penaliteti, ku zyrat që e lëshonin, ndërronin vendbanim si sheiku, gratë e haremit. Sot, të gjitha kushtojnë vetëm disa klike nga celulari. Disa javë më parë, ra sistemi dhe ishte jo i shërbyeshëm për disa ditë, e theksoj vetëm disa ditë sepse shërbimet në e-albania, u rikthyen në një kohë shumë të shpejtë. 

E gjithsesi duhet thënë se s’ishte asgjë e paparë ajo që na ndodhi. Shtete që mbahen pararojë e shërbimeve online si ato balltike kanë rënë pre e sulmeve të piratëve shtetërorë dhe privatë. Italia gjendet hera-herës viktimë e sulmeve kibernetike në sistemin bankar dhe atë të taksave.

Në Gjermani po ashtu këto ditë janë sulmuar bizneset private dhe institucione shtetërore. Sot fusha kibernetike është ajo ku po zhvillohet lufta. Në vitin 1996 Pentagoni është depërtuar nga Gary MacKinnon i njohur me pseudonimin Solo, i cili u fut në të gjitha sistemet mbrojtëse të Pentagonit duke sjellë një maratonë gjyqesh për ekstradimin e tij nga Britania në SHBA.

Kurse sot AKSHI-t i duhet të përballet përveçse me piratët e rrjetit, edhe me protestues. Kjo hyn në fushën e gallatës pasi historia një herë shfaq anën e saj dramatike si me ludistët në Anglinë e shekullit të 19 ku punëtorët thyenin makineritë se i lanë pa punë, kurse në shekullin e 21 në Shqipëri shfaq anën e saj komike. Inshallah nuk janë sportelistë të hipotekës të mbetur pa punë.

Sistemet informatike nga pikëpamja teknike nuk janë e sotmja, por e ardhmja. Ndaj është e natyrshme që të jenë të goditshme; janë bankat që dikur sulmoheshin me armë kurse sot sulmohen nga tastiera; janë delikate, por zgjidhja është përsosja e tyre dhe jo protestat, që vetëm sens nuk kanë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gerdeci: 08/02/2023 08:28

    Fiks fare! Nga arritjet me te vlefshme te qeverise, midis nje numri te madh reformash qe ajo ka ndermarre me sukses!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë