Ndriçim Babasi, kryetari i Partisë Demokratike në Njësinë numër 9 është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë.
Në momentin e shoqërimit, Ndriçim Babasi ka qenë duke konsumuar një kafe me disa deputetë të Partisë Demokratike dhe përfaqësues të Forumit Rinor të PD-së.
Efektivë të policisë kanë shoqëruar gjithashtu edhe disa të rinj të forumit rinor.
Kjo ka bërë që kryedemokrati Lulzim Basha të shkojë vetë në polici dhe të kërkojë lirimin e Babasit dhe gjithë të rinjve demokratë, pasi në protestë ata ishin për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve.

Ora 16:20 Në orën 19:00 do të mblidhet grupi Parlamentar i PD-së.
Sipas burimeve brenda Partisë Demokratike, bëhet e ditur se kjo mbledhje urgjente është thirrur nga ana e Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Ora 16:00 Basha takohet me Prokurorin e gatshëm
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar në ambientet e brendshme të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë me Prokurorin e gatshëm, Shpëtim Kurti
i cili ëhstë duke ndjekur çështjen e të shoqëruarve në polici, nga radhët e Partisë Demokratike.
Burime brenda PD-së thonë se Basha është duke diskutuar mbi arsyen e ndalimit të tyre nga efektivët e policisë.
Në ambientet e policisë janë shoqëruar 30 të rinj të Forumit Rinor të Pd-së dhe kryetari i Njësisë numër 9 Ndriçim Babasi.
Ora 15:30 Paloka i përgjigjet Veliajt: Dhunimi i policive, pjesë e kllounatës
Deputeti i Partisë Demokratike i është përgjigjur Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i cili tha se protestuesit e PD-së dhunuan punonjësit e policisë, ku ka thënë se kjo është pjesë e kllounatës që ka nisur që nga Kryeministri e deri tek nëpunësi më i thjeshtë i këtij shteti.
“Dëgjova Kryetarin e Bashkisë të thoshte se përfaqësuesit e PD-së, kanë dhunuar punonjësit e policisë bashkiake. Kjo është pjesë e kllounatës, nga i gjati deri në fund të gjithë janë klounë. Ky është një shtet qesharak, klounësh” ka thënë Paloka.
Paloka ka shtuar se, ka mbi dy orë që Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë është e bllokuar.
“Shefat e policisë janë zhdukur. Askush nuk reagon. Policia po hesht. Ka ardhur Prokurori i gatshëm. Për fat të mirë, ju ishit dëshmitar sesi policia e shtetit dhe ajo bashkiake ka dhunuar qytetarët. U përplasën fizikisht me deputetët. Ne, bashkë me qytetarët kemi qenë në mbrojtje të ligjit. Sot në polici duhet të ishte Rama, Veliaj dhe jo qytetarët. Ligji është shkelur nga ata që kanë urdhëruar policit që të dalin në mbrojtje të shkeljes së ligjit” ka thënë Paloka.
Ora 15:50 Enno Bozdo: Tek liqeni do të ndërtohen edhe 14 projekte të tjera
Deputeti i Partisë demokratike, Enno Bozdo në një deklaratë të dhënë për Report Tv ka thënë se, në liqenin artificial do të ndërtohen edhe 14 projekte të tjera të cilat do të çojnë në zhdukjen jo vetëm të liqenit, por gjithë parkut.
“Ne kërkojmë të hidhet dritë mbi atë çfarë po ndodh në park. Kemi bërë një denoncim në Prokurori. Nuk ka leje ndërtimi. Të gjitha ndërhyrjet në këtë par kombëtar janë të paligjshme. Kjo nuk është një betejë për këtë projekt, por ata kanë projektuar edhe 14 projekte të tjera që do të zbatohen në këtë park. Këtu nuk do të kemi më as park e as liqen” ka thënë Bozdo.
Ai ka shtuar se, kryetarit të PD-së po i mohohet e drejta për të marrë informacion dhe se asnjë deputet nuk ka ushtruar dhunën më të vogël ndaj policisë.
Ora 15:20 Dogjani, i përgjigjet Veliajt: Për parkun tek liqeni, pyet qytetarët
Deputeti i Partisë Demokratike, Asallan Dogjani i është përgjigjur Kryetarit të Bashkisë së Tiaranës, që tha se PD po proteston për interesa personale, ku i ka bërë thirrje Veliajt që të pyesë qytetarët nëse duan apo jo që të ndërtojnë parkun e fëmijëve tek liqeni artificial.
“Ne jemi për qytetarët. Shoqëria civile proteston prej kohësh kundër këtij parku dhe ai nuk i pyet qytetarët. Ai të kërkojë referendum për të ndërtuar ose jo këtë park. Ai është Kryetari i Bashkisë dhe përderisa ka qytetarë që protestojnë, ai duhet ti pyesë qytetarët siç bëhet në të gjithë Europën” ka thënë Dogjani.
Ai ka shtuar se në këtë projekt, fshihen interesa të tjera.
“Fshihen interesa të qeverisë. Nëse shikon dhunën e qytetarëve, është një diferencë shumë e madhe me kohën kur unë kam qenë në opozitë me PS-në. Përdorimi i dhunës së policisë. Edhe dhuna ndaj policisë është e ndaluar’ ka thënë Dogjani.
Ora 15:00 Gerti Bogdani: Policia nuk zbaton procedurat.Do bëjmë kallëzim në Prokruroinë e Përgjithshme.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani ka paralajmëruar se PD do të bëjë kallëzim në Prokurori për të gjitha shkeljet e procedurave që po bëhen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në momentin që ata po kërkojnë që të takojnë përfaqësuesit e PD-së dhe të rinjtë e shoqëruar.
“Zbatimi i rregullores është domosdoshmëri, policia e shtetit nuk di procedurat. Shteti drejtohet nga njerëz që nuk njohin procedurat, duan përplasje me zor, kjo është e turpshme. Sot policia e shtetit, nga Ministri e deri në fund janë në shkelje të procedurave të shtetit. Shkelja e procedurave dënohet me ligj. Ne do bëjmë kallëzim” ka thënë Bogdani.
Sa i takon çështjes së Gent Strazimirit që ka qenë në protestë i pajisur me pistoletë, Bogdani e ka mohuar duke thënë se ai ka pasur një çantë.
“Bëhuni më të përgjegjshëm. Ajo është çantë, nuk është pistoletë, kjo është propagandë. Kriminelët janë ata që kanë goditur Strazimirin. Kjo është pjesë për të hequr vëmendjen nga ajo që ka ndodhur sot në Tiranë” ka thënë Bogdani.
Ora 14:45 Arben Ristani: Gent Strazimiri nuk ka pasur pistoletë, është mashtrim.
Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani teksa ka folur për mediat i ka konsideruar gënjeshtra fotot e publikuara të deputetit Gent Strazimiri që në protestën e sotme tek liqeni artificial ka pasur në brez një armë zjarri, pistoletë.
Sipas Ristanit, media po gënjen publikun, pasi Strazimiri është një deputet shembullor.
“Strazimiri nuk ka qenë me armë, kjo është një gënjeshtër e mashtrim. Strazimi është deputet shembullor. Është mashtrim” ka thënë Ristani.
Ristani ka shtuar se, policia i ka dhunuar protestuesit ndërkohë që ata po përtallen nga policia.
“Në mënyrë të dhunshme janë ndaluar disa drejtues të PD-së dhe mbështetës të saj. Ne kërkojmë të takohemi me njerëzit e ndaluar e të dhunuar, por janë duke u tallur me ne.Askush nuk përgjigjet e nuk na lejojnë që të takojmë njerëzit e dhunuar. Ata janë ndaluar për protestën tek Kodrat e Liqenit. Dhuna e varfëria po bëhet e padurueshme në këtë vend. Situata po bëhet gjithnjë e më e padurueshme. Taktika e këtyre është ta dhunojnë, tallin e garabisin këtë popull.Jemi këtu e nuk do ta lejojmë. Forca e opozitës do të vijë duke u shtuar, ndaj dhunës ne do të triumfojmë me bashkimin e njerëzve. Këtë qeveri nuk e emritojmë. Dhunon, grabit, mbjell hashash” ka thënë Ristani.
Ora 14:30 Edi Paloka: Për dhunën në protestë, Drejtori i Policisë Tiranë do përballet me ligjin
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka thënë se për dhunën e ushtruar në protestën tek liqeni artificial, ndaj protestuesve, Drejtori i Policisë së Tiranës do përballet me ligjin.
Këtë e ka thënë në një intervistë për Report Tv.
“Nuk jemi konfrontuar ne me policinë, policia është përpjekur të ndalojë qytetarët që po protestonin në mbrojtje të liqenit. Qytetarët janë ndeshur me policinë, pasi ajo mbron urdhrat dhe ndërtimin e paligjshëm. Ata që kanë vajtur të rrëmbejnë protestuesin dhe Babasin, duket se çfarë shteti kemi. Maskat rrëmbejnë qytetarët nga lokalet. Kërkojmë të njihemi me gjendjen shoqërore të protestuesve, deputetët nuk lejohen të futen brenda. Drejtori i policisë nesër do përballet me ligjin, për shkeljet që bëri tek liqeni.Ky nuk është më shtet, duhet të ngrihemi e ti përmbysim. Ne kemi përjetuar një diktaturë nën 50 vjet, nëse do lëmë dhe Ramën të ndjekë udhën e baballarëve të tij shpirtëror do të kemi të njëjtin fat” ka thënë Paloka.
Ora 14:20 Belind Këlliçi: Nuk ka bir nëne që arreston përfaqësuesit e PD-së
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka paralajmëruar kryeministrin, Ministrin e Brendshëm, Kryetarin e Bashkisë Tiranë se, nuk ka bir nëne që të shoqërojë në polici përfaqësuesit e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për Report Tv, Këlliçi ka thënë se ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike nga forcat e policisë.
“Jemi marrë me dhunë nga lokali, dua të jap një mesazh: Erion Veliaj, Sajmir Tahiri e Edi Rama nuk ka bir nëne që të ndalojë përfaqësues të PD-së. Është një dhunë e paprecedentë, absurde por që nuk do i uli kokën asnjë demokrati. Ne do qëndrojmë këtu, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës derisa të gjithë të dalin nga policia. Akti i sotëm ishte fashizëm. Këtu kemi cekur fundin e demokracisë” ka thënë Këlliçi.
/Shqiptarja.com

Video e rrembimit te kryetarit te njesise 5 Ndricim Babasi dhe rreth 30 te rinjve me police me maska

VIDEO