Protesta në Beograd për masakrat në 2 shkolla, Vuçiç kërcënohet me varje (FOTO)

Protesta në Beograd për masakrat në 2 shkolla, Vuçiç kërcënohet me varje (FOTO)

Qytetarët kanë dhënë një mesazh për presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç gjatë protestës në Beograd për 2 masakrat e ndodhura muajin e fundit që sollën vdekjen e 19 personave. Ata kishin marrë një kukull të ngjashme me presidentin serb dhe e kishin varur.

Përveç kërcënimit, kjo konsiderohet vepër penale që sjell dënimin me disa vite burg. Kjo është protesta e pestë e opozitës që ka pasur moton ‘Serbia kundër dhunës’.

Protesta properëndimore po mbahet rreth një muaj pas masakrës në shkollën fillore “Vladislav Ribnikar” në Vraçar. Atje mbetën 8 të vrarë dhe 13 të plagosur për shkak të sulmit nga autori 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe. 

Masakra ndodhi më 5 maj pas një debati në oborrin e shkollës, ku më pas 21-vjeçari Uros Blaziç ka shkuar në shtëpi për të marrë armën. Në fillim ka qëlluar me breshëri automatiku në fshatin Dubona, rreth 60 kilometra në juglindje të Beogradit. Më pas u largua nga vendi i ngjarjes, dhe vijoi sulmin me armë në fshatrat Mali Orasje dhe Sepsin.

Më parë një tjetër masakër u shënua në një shkollë në Beograd ku një 13 vjeçar vrau 8 shokë të klasës dhe rojën e shkollës ndërsa plagosi disa të tjerë. 13-vjeçari i identifikuar si Kosta.K ishte autor i ekzekutimit të shokëve të klasës një shkollë fillore "Vladislav Ribnikar".  Ai mori armën e zjarrit që e kishte i ati dhe qëlloi me breshëri plumbash rreth orës 08:00 kur zakonisht nis mësimi. Pasi i vrau ai u arrestua menjëherë nga policia serbe.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:48
Aktorë dhe studentë të pranishëm në protestën masive të Beogradit, kërkojnë largimin e Vuçiç (VIDEO)

Në orën 18:00 të ditës së sotme në Beograd të Serbisë është mbajtur protesta e pestë kundër dhunës, duke iu referuar masakrave që tronditën kryeqytetin ku u vranë 18 persona. 

Dhjetëra mijëra qytetarë, mes tyre aktorë dhe studentë kanë kërkuar dorëheqjen e presidentit aktual, Aleksandër Vuçiç. Në protestë u lëshua në ajër një poster me imazhin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe me shkrimin “Vuçiç ik”. Gjithashtu disa protestues mbanin në duar edhe fotografinë e politikanit të ndjerë nga Kosova, serbit Oliver Ivanoviq, i cili u vra vite më parë në Mitrovicë.
 

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje

Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje