Është dita e 48-të e protestës përpara kryeministrisë. Siç edhe pamjet tregojnë, pjesëmarrja është gjithnjë e më e pakët, larg numrave të një muaji më parë.

Thirrjet e protestuesve mbeten të njëjta: dorëheqja e kryeministrit Rama. Pas përfundimit të fjalimeve të zakonshme kundër qeverisë, ata nisën marshimin. Këtë herë itinerari është parashikuar drejt Rrugës së Elbasanit, Fakultetit Ekonomik, kthimit për te Presidenca e më pas në bulevard.

Lajm në përditësim...