Protesta në ditën e 54 te Unaza e Re/ Basha: U devijua rrjedha e Lumit për Begon, Veliaj të nxjerrë planin vendor të Tiranës

Protesta e banorëve të Unazës së Re ka hyrë në ditën e 54-të. Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërkohë që një paralelisht me protestën, një makinë është përfshirë nga flakët në vendin ku banorët kanë bllokuar rrugën. Report Tv mëson se nga zjarri që ka rënë në këtë makinë nuk ka të lënduar. Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte sërish i pranishëm në këtë protestë. Basha tha se Veliaj dhe Rama ndryshuan planin e Tiranës për të lejuar që biznesmeni Edmond Bego të ndërtojë pallate. Basha kërkoi nga Veliaj që të publikojë Planin Vendor të Detajuar të Tiranës.

Ndërkohë që banorët kanë kërkuar sërish sot anulimin e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe. Banorët e kanë quajtur këtë projekt një aferë korruptive. Në protestën e tyre banorët e zonës së “Astirit” nuk kërkojnë vetëm dëmshpërblim në vlerë 100% të banesave dhe bizneseve të prekura nga projekti i “Unazës së Madhe”, por anulimin e plotë të projektit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:48
Devijimi i Lanës/ Basha te Unaza e Re: Ndryshoi plani i Tiranës për pronën e një trafikanti

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka kthyer përgjigje sërish bashkisë Tiranë për çështjen e devijimit të rrjedhës së Lumit Lana. Nga protesta e banorëve të Unazës së Re, Basha tha sërish se plani vendor i Tiranë ndryshoi për të mos u prekur prona e Edmond Begos.

Veliaj bëri budallain. Afera u denoncua nga PD. Është ndryshuar plani vendor i Tiranës, që prona  e privatizuar nga Ahmetaj, të mos cënohet dhe të zhvillohet projekti 60 milionë euro. Aferë më ashiqare se kaq nuk ka. Pronat e një trafikanti droge nuk preken por zhvillohen me firmë të Veliajt. I ftoj mediat të bëjnë detyrën e tyre. Këto s’janë sipas PD, këto kjanë të vërteta. Të nxjerrin para shqiptarin Planin e Detajuar Vendor, ku shihet se i është ndryshuar rrjedha Lanës. Tani që është e vërteta në dritë të diellit, të bëjnë punën e tyre. Është ndryshuar rrjedha e një lumi, për të mos cënuar pronat e një trafikanti droge. Veliaj dhe Rama i hapën rrugën. Mesazhi i dytë që kam për sot është ky, Rama tha do e kap protestën. Kjo është mendësia e tij. Kap drejtësinë, prokurorinë, të gjitha institucionet e shtetit. Studentët e kanë dëgjuar mirë, bëhen afera duke kapur institucionet.

Lulzim Basha, kryetar i PD

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro

Trafikonin drogë në Gjermani, SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 4 persona, për një vit transportuan marijuanë në vlerë 3.37 mln euro