TEPELENE - Në Dragot të Tepelenës, disa shoqata patriotike kanë protestuar këtë të diel, kundër gërmimeve për gjetjen e eshtrave të ushtarëve greke, të rënë në Luftën italo-greke të vitit 1941.

Protestuesit janë mbledhur nga qytete të ndryshme të jugut të vendit, por edhe nga Tirana. Ata kërkojnë ndërprerjen e gërmimeve, pasi sipas tyre në Dragot po falsifikohet historia. Protestuesit pretendojnë se eshtrat e gjetura nga gërmimet e ditëve të fundir, nuk i përkasin ushtarëve grekë, por atyre italianë të cilët pasi pushtuan Shqipërinë, i shpallën luftë edhe Greqisë. 

Me pankarta në gjuhën italiane, protestuesit shkruanin se "grekët po abuzojnë me zhvarrimet e ushtarëve, pasi eshtrat e gjetura janë të falsifikuara". Ato i përkasin një garnizoni italian të të Luftës së Dytë Botërore, të quajtur "Ujqit e Toskanës", thuhet në pankartat e protestuesve në gjuhën italiane. 
protesta ne dragot
(Pankartat në gjuhën italine në protestën kundër varreve greke)
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com