Ndërsa në Bularat zhvillohej ceremonia përkujtimore 40 ditë pas vrasjes së ekstremistit Kostandinos Kaçifas, në Gjirokastër, në sheshin “Çerçiz Topulli”, shoqatat atdhetare organizuan një protestë për shqiptarët e vrarë në Greqi ditët e fundit. LEXO KETU Protesta u bë në sheshin, afër të cilit ndodhet edhe konsullata greke në Gjirokastër. Disa policë monitoruan zhvillimin e protestë Që prej orëve të para të mëngjesit në Pikën kufitare të Kakavijes, forca të shumta policie dhe antiterrori kanë nisur kontrollet tek çdo person që ka kërkuar të hyjë në territorin shqiptar.
Me flamujt kuqezi dhe me tingujt e këngës himn ‘’Shqipëri o nëna ime”, aktivistët hodhën valle pranë memorialit të Çerçiz Topullit si dhe mbajtën fjalime ku dënuan vrasjen e shqiptarëve në Greqi dhe qëndrimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë që nuk ka reaguar. ‘’Sot ne marim pjesë në këtë protestë për të kujtuar viktimat shqiptare në Greqi, që janë vrarë padrejtësisht edhe pse kanë qenë të pafajshëm”, -u shprehën pjesëmarrësit në protestë.
Sipas korrespondetit të Report Tv, në protestë ishin të pranishëm edhe shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia, përveç dhjetra protestuesve të nisur nga Tirana.
Gjatë protestës ka patur edhe moment tensioni mes protestuesve, kur në podium është ngjitur një përfaqësues I të ashtuquajturës “Republikës së çamërisë” e drejtuar nga Festim Lato. Ai është ndërprerë nga disa pjesëmarrës, ndërsa njëri prej tyre deklaroi: Zagarët dhe tinzarët nuk u shërbejnë popujve tanë. Ne si popuj jemi shumë të lidhur me njëri-tjetrin.
Turp per shqiptaret qe nuk mbushen sheshin ne GJirokaster per te protestuar kunda kriminleve grek.por me teper kidhte grek te ardhur per ket perkujtimor.bravo anti terrorit qe nuk lejuan kriminelet te futen ne shqiperi.
Përgjigju