Protesta në Himarë për Belerin, reagon ashpër Shpëtim Idrizi: Greqia po përdor arrogancën me Shqipërinë

Protesta në Himarë për Belerin, reagon ashpër Shpëtim Idrizi: Greqia po përdor arrogancën me Shqipërinë

Fredi Beleri

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, ka dhënë një deklaratë lidhur me një protestë të thirrur për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Sipas deklaratës së tij, një protestë e paralajmëruar që do të zhvillohet nesër në Himarë është vlerësuar si një veprim i mundshëm nga shteti grek që ndikon në punët e brendshme të vendit.

Idrizi ka theksuar se Greqia ka ushtruar presion mbi sistemin gjyqësor shqiptar, duke marrë si shembull rastin e Fredi Belerit, i cili është në arrest për akuzat e manipulimit të votave në zgjedhjet e vitit 2023.

Ai gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij se një protestë e tillë mund të ndikonte në marrëdhëniet midis dy vendeve, të cilat janë anëtarë të NATO-s dhe janë në proces të integrimit në Bashkimin Evropian. Ai ka etiketuar këtë protestë si një ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë dhe si një veprim që shkel shtetin ligjor.

Protesta e lajmëruar nesër në Himarë është ndërhyrje në punët e brendëshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin Kandiat i BE-së .

“Protesta e nesërme në Himarë është presion mbi drejtësinë shqiptare, cënon shtetin ligjor.

Si e tillë ajo është e papranueshme, cënon marëdhëniet midis dy vendeve.

U bë kohë që Greqia me aradhën pa fund të funksionarëve të saj, me dërgatat e zv/ministrave, deputeteve, etj, kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit neë BE, madje ministri i jashtëm grek arriti deri aty sa me një gjuhë aspak europiane e aq më pak diplomatike, perdori gjuhën e andartëve grekë kur u shpreh që:

Shqipëria po qëllon këmbën e vet me rastin Bejleri …?!

Ata kërkojnë betimin dhe marrjen e detyrës nga Bejleri, i lënë me arrest në burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Fredi Bejleri që “fitoi”me një grusht votash dhe me shumë autobuza nga Greqia, Bashkinë e Himarës, është i akuzuar nga SPAK për krime zgjedhore, për blerjen e pikërisht të atij grushti votash që e shpalli fitues.

Nesër taborrit të deklaratave që nga Kryeministri, Ministri i Jashtëm, deputetëve, vizitave speciale në burg të Bejlerit është lajmëruar se do jetë në proteste edhe Kryetari i Bashkisë së Athinës Bakojanis.

Greqia po përdor duart e forta dhe arrogancën me Shqipërinë m.gj.th. se ata e dinë që rasti Bejleri është çështje e drejtësisë.

Por qëllimi ështe rikthimi i tensioneve etnike në Himarë të harruara prej 10 vjetësh.

Himara nuk është zonë minoritare si Finiqi e Dropulli dhe 36 fshatrat që Shqipëria i ka njohur që në kohën e mbretit Zog, kur u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve.

Himara s’ka asnjë kontinuitet tokësor me Greqinë siç ka p.sh krahina e Çamerisë me Shqipërinë.

Kjo është arsyeja pse u kandidua dhe një personazh butaforik si Bejleri, me edukimin më të lartë si hidraulik në Kretë dhe jo ndonjë intelektual që minoritetit grek nuk i mungojnë.

Apo si personazh me ngarkesa të larta penale, si i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, ku u vranë dy ushtarë, dëshmorë të atdheut dhe i dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve Kombëtare (djegien e flamurit shqiptar).

Prandaj Fredi Bejleri del pa teklif me flamurin e Republikës së Vorio – Epirit te vitit 1914, që përfshinte dhe Gjirokastrën, Korçën dhe një pjesë të Jugut, apo këput broçkulla si shqiptarët e kanë prejardhjen nga Kaukazi apo që do punojë për helenizmën në Himare, apo si deklarata e fundit që do mbrojë tokat “greke” në Himarë.

Fatkeqesisht ketë skenar e mundësoi dhe kandidimi i Bejlerit nga forca politike shqiptare, por sot e në vazhdim po ja shohim e do t’ia shohim sherrin.

PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të ndalojë në rrugë diplomatike ardhjen e Kryetarit të Bashkisë së Athinës, Bakojanis, deputeteve apo funksionarëve grekë mosndërhyrjen në një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri.

PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të reagojë për presionet dhe ndërhyrjen mbi sistemin e drejtësisë Shqiptare.

PDIU i kujton Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, Parlamentit dhe forcave politike shqiptare që mardheniet e mira me Greqinë duhet të bazohen mbi parimin e reciprocitetit, dialogut dhe dinjitetit dhe çështje të tilla si:

Abrogimi i Ligjit të Luftës nga Greqia;

Zgjidhja e drejtë e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë;

Zgjidhja e problemit të pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që kanë 30 vjet që kontribojnë në sistemin e pensioneve në Greqi dhe që rezikojnë të mbeten pa pensione;

Marrëveshja për regjimin e kufijve tokësor dhe piramidave;

Çështja e Zonave Eskluzive Ekonomike dhe Shelfit Kontinental;

Të mos shtyhen në kalendat greke por të trajtohen me përparësi e dialog me parimin e reciprocitetit dhe dinjitetit kombëtar.”- thotë Idrizi.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë