Protesta në Kinë/ Tanket tmerrojnë qytetarët, oficerët kinezë zvarrisin dhe dhunojnë protestuesit (VIDEO)

Protesta në Kinë/ Tanket tmerrojnë qytetarët, oficerët kinezë zvarrisin dhe dhunojnë protestuesit (VIDEO)

Foto nga masakra e Sheshit Tiananmen në 1989 dhe hyrja e tankeve në protestat e fundit

Disa tanke ushtarake kanë qarkulluar nëpër rrugët e qytetit lindor Xuzhou, Kinë, teksa Pekini shtoi ‘goditjet’ e tij kundër demonstruesve që po protestojnë kundër politikës katastrofike të Presidentit Xi Jinping për zero Covid.

Pamjet e videove janë bërë virale, të cilat ringjallin kujtimet e masakrës së Sheshit Tiananmen në vitin 1989, ku mijëra protestues kinezë u vranë nga tanket, raportojnë mediat e huaja.

Zyrtarët e Partisë Komuniste të Xi-t kanë shtuar 'goditjen' e tyre ndaj demondtruesve, ku oficerët e policisë janë parë duke u përleshur me protestuesit përpara se t'i tërhiqnin zvarrë.

Në video shihen pamje të ndryshme, ku një grua shihet duke bërtitur teksa arrestohet nga gjashtë oficerë policie dhe tërhiqet zvarrë në sheshin kryesor në Hangzhou, teksa zyrtarët kinezë kërkuan të godisnin protestuesit në qytet.

Në një tjetër video shihet një burrë duke u përpjekur të ndalojë policinë të arrestojë gruan e tij, por dy zyrtarë janë parë duke vrapuar drejt protestuesit dhe duke i bërtitur atij që të kthehej në shtëpinë e tij dhe jo të protestojë.

Pamjet tregojnë gjithashtu një turmë të madhe protestuesish që përpiqen të ndalojnë një grup oficerësh policie që të arrestojnë dy burra në Hangzhou, por oficerët u panë duke u përleshur me protestuesit dhe duke i tërhequr zvarrë dy demonstruesit.

Këto protesta shënojnë demonstratat më të mëdha antiqeveritare që Kina ka parë që nga masakra e Sheshit Tiananmen në 1989. 

Një numër i madh protestuesish janë arrestuar nga policia, duke përfshirë edhe gazetarin e BBC-së Edëard Laërence, i cili u tërheq zvarrë nga oficerët e Xi-t.

Arrestimi i tij ka thelluar tensionet diplomatike të gjata midis Britanisë dhe Kinës, me Mbretërinë e Bashkuar që thirri sot ambasadorin e Pekinit për një 'qortim' për këtë çështje.

Protestat kanë shpërthyer në të paktën shtatë qytete mbi rregullat strikte të Kinës për zero-Covid që nga fundjava. Shkaku i nisjes së protestave ishte një zjarr në një apartament javën e kaluar në qytetin perëndimor të Urumqit, ku humbën jetën dhjetë persona. 

S.S/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori