
Protestës së zhvilluar në Korçë për vrasjen e Klodjan Rashës, policia ka shoqëruar disa persona në komisariat.
Efektivët kanë shoqëruar organizatorët e protestës, kryetaren e FRPD-së në Korçë po ashtu dhe disa të rinj, pjesë të kësaj partie.
Gjithashtu janë shoqëruar në komisariat dhe disa qytetarë të cilët nuk kanë qenë pjesë e protestës.
Në këtë protestë janë gjobitur dhe 4 persona të cilët ishin organizatorët e këtij tubimi.
Ata janë ndëshkuar me 50 mln lekë për tubim të kundraligjshëm në një kohë ku nuk lejohen me ligj për shkak të masave antiCOVID.

Lajmi kryesor:
2 ditë pas vrasjes së Klodjan Rashës, të rinjtë e Korçës dhe Lezhës në protestë! Hidhen gurë dhe shashka drejt policisë! 50 mln lekë gjobë për organizatorët (VIDEO)









