Dy organizatorët e protestës së një dite më parë në pikën kufitare të Morinës janë proceduar në gjendje të lirë. 64-vjeçari R.M. dhe 37-vjeçari M.F, akuzohen për "Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme" dhe "Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit".
Gjatë protestës së djeshme të qytetarëve nga Kukësit, u pengua hyrja e metëve nga Kosova drejt Shqipërisë në pikën kufitare të Morinës. Është dashur ndërhyrja e policisë për të larguar protestuesit dhe rinisur qarkullimin normal të mjeteve në kufi.
Qytetarët e Kukësit zhvilluan një protestë paqësore në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Shqipëri-Kosovë. Qëllimi i protestës ishte heqja e pengesave për lëvizje të lirë të shtetasve shqiptarë, të cilët nuk mund të hyjë në Kosovë pa dëshminë e vaksinimit me tre doze, ose me dy doza plus tampon PCR.