KUKES - Protesta e realizuar të enjten në fshatin Mamëz të komunës Kolsh në rrethi e Kukësit, ka bërë që uniformat blu të shoqërojnë sot në mëngjes disa banorë të fshatit duke shkaktuar indinjatë tek banorët e zonës. Ata zhvilluan sot një protestë paqësore përpara godinës së Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Kukësit, duke kërkuar lirimin e bashkëfshatarëve të tyre.

Minierën e hekur- nikelit në këtë zonë e ka marrë për shfrytëzim kompania” Viktoria Invest”.

Kompania ne bazë të rregullave ka vënë në dijeni komunën Kolsh dhe drejtorinë e shërbimit pyjor e atë të mjedisit për punimet që do të kryejë.

protesta kukes

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)