Dështon protesta e 8-të e Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë së Tiranës, braktisen nga militantët! Nuk heqin dorë nga molotovët (Video)

Me tensione e dhunë ka nisur dhe ka përfunduar protesta e tetë e organizuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit me Rithemelimin dhe PL para bashkisë së Tiranës. Protestuesit që numëroheshin me gishtat e dorës kanë hedhur tymuese dhe disa molotovë drejt godinës së bashkisë, që edhe këtë të martë ishte e rrethuar nga forca të shumta policore.

Në pamjet me dron të siguruara nga Report TV, duket qartë se as militantët më besnikë nuk ishin të pranishëm në protestën para bashkisë, ku kërkohet në mënyrë të përsëritur dorëheqja kryebashkiakut Veliaj, pas arrestimit të disa drejtorëve e ish drejtorëve të këtij institucioni.

Kujtojmë se për protestën e shtatë të javës së kaluar para bashkisë, Policia e Tiranës nisi hetimet në gjendje të lirë ndaj 12 personave për episode e dhune. Si përfaqësuesja zyrtare e marrjes së lejes në polici për protestën, Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit akuzohet nga policia për veprën penale “thirrje publike për veprime të dhunshme” Sali Lushaj, ish-truproja i Sali Berishës, Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, Klevis Balliu i Rithemelimit dhe Besart Xhaferri kreu i FRPD, po hetohen për veprat penale “prishje e qetësisë publike” dhe “shkatërrim i pronës”.

Të gjitha protestat për dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj kanë përshkallëzuar në dhunë e disa protestues janë arrestuar për hedhjen e bombave molotov duke rrezikuar jetën e efektivëve të policisë. Siç e kanë trumbetuar nëpër fjalime dhe me pankartat që i kanë shoqëruar, një nga qëllimet e këtyre protestave është për lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
Protestuesit e Rithemelimit sherr mes njëri-tjetrit, plasin grushtet dhe shqelmat

Protestuesit e Rithemelimit para Bashkisë së Tiranës janë përplasur ashpër mes njëri-tjetrit. Mungesa e mbështetjes ka ngjallur pakënaqësi në radhët e tyre.

Sikurse mund të shihni dhe nga kjo video, protestuesit meshkuj kanë gjuajtur me shqelma dhe grushte duke e shtrirë në tokë dhe një grua.

Ajo që e bën më të rëndë është se dora është ngritur edhe ndaj grave.

Ora 12:42
FOTO/ Rithemelimin e braktisin qytetarët, aktivizon kamikazët me maska që hedhin bomba molotovë

Në protestën e sotme para Bashkisë së Tiranës janë vënë re disa persona të maskuar, të cilët kanë qëlluar me bomba molotovë ndaj policisë dhe godinës.

Të braktisur nga qytetarët, duket se Rithemelimi i Berishës dhe PL e Metës kanë sjellë me vete kamikazë me maska për të shkaktuar dhunë.

Ora 12:23
FOTOLAJM/ Qëndrestari i protestave së Rithemelimit para bashkisë Tiranë me 'arsenal' frutash e vezësh

1716287147_rithemelimi.jpg

Fuqia e protestës së Rithemelimit ka rënë edhe sa i përket  “arsenalit” që është përdorur për të sulmuar godinën e bashkisë Tiranë. “Qëndrestari” i përhershëm, që shihet në këtë foto, nuk ka munguar as këtë të martë, ndërsa me vete ma ka marrë vezë, mollë dhe portokalle. Megjithatë duket se sot ka marrë më pak fruta se në 7 protestat e tjera.

Ora 11:47
VIDEO/ Dështon protesta e 8-të e Rithemelimit përpara bashkisë së Tiranës, tkurret numri i militantëve! Pamjet me dron

Ka dështuar protesta e 8-të e Rithemelimit dhe PL-së para bashkisë së Tiranës. Siç shihet nga pamjet me dron, këtë të martë numri i protestuesve është tkurrur, pasi si duket organizatorët nuk kanë arritur që të mbledhin as numrin e militantëve të 7-të protestave të para .

Ora 11:42
Aktori Mehdi Malkaj në protestën para bashkisë Tiranë: Mbushni xhepat me gurë, kjo qeveri po na shkel

Nuk kanë munguar thirrjet për të nxitur dhunë në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës. Aktori Mehdi Malkaj teksa foli për martesën e çiftit të së njëjtës gjini në tarracën e bashkisë së Tiranës mbrëmjen e 19 majit, tha se ka ardhur koha që të mbushin xhepat me gurë.

"Policët janë në mbrojtje të çiftit të lezbikeve. Turp i madh që u bë një martesë lezbike. Njëra kishte një fëmijë në dorë. Kryeministri na shkel me këmbë dhe ne nuk ngrihemi. Ka ardhur koha të mbushim xhepat me gurë. Mbushni xhepat me gurë kur të vini këtu. Jemi bërë populli më qesharak në botë. Përmes jush të bëjmë të ndërgjegjshëm popullin. Ne durojmë shumë por nuk është trimëri të durosh".

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • holta: 21/05/2024 23:20

    Nje tufe shpellaresh hedhin monoton perse nuk arrestohet por dhe ata qe kapen i lëshon gjykata e korruptuar.

    Përgjigju
  • Me vjen per te vjelle: 21/05/2024 15:55

    Kur u be dhe ky aktoruci Mehdi Malkaj te protestoje kunder homoseksualeve? T'i vije turp! Pretendon te jete dhe intelektual ky surrati i ketij. Viti 2024, ende homofobe. Me vjen per te vjelle!!!

    Përgjigju
    • Vlora: 22/05/2024 11:06

      Aktor pa as nj lloj vlere njeri kot ..langaraq

    • Lala: 21/05/2024 19:33

      Ska shqiptari fobi NGA homot .ka peshtir ndyshon.keni geht fjalet fobi(Frik) DHE viktimizoheni.

  • Uuuu: 21/05/2024 14:09

    Keta me shume dem i bejne partive te tyre sesa bashkis dhe veliaj. Hajde budallenj hajde

    Përgjigju
  • Hasan: 21/05/2024 13:54

    Si është e mundur që një grusht banditësh të paguar, injorantë e pakulturë të lejohen nga policia që të kryejnë veprime të palejueshme. Ata nuk janë protestues por rrugaçë të paguar nga non-grata dhe spiuni I.M.

    Përgjigju
  • asolingo: 21/05/2024 13:22

    Ja faturoni gjithe demet ketij "aktori" dhe nga Mehdi do shnderrohet ne Miliha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh

Himarë, hipotekohen shtëpitë e trashëguara, Rama garanton: Do japim dhe AMTP-të! Parkim nëntokësor tek Fusha e Sportit, ndërhyjmë në Borsh