Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me protestën e studentëve para Ministrisë së Arsimit, duke dënuar dhunën e pretenduar ndaj të rinjve dhe përdorimin e gazit lotsjellës nga policia.
Krahas mesazhit të saj, Xhixho ka publikuar edhe fotografi nga protesta, duke e cilësuar reagimin e forcave të policisë ndaj studentëve si të papranueshëm.
“Ja pasojat e dhunës shtazarake të ushtruar mbi studentët. Një polici kriminale që godet me granata lotsjellëse të rinjtë është turpi i këtij vendi. Zëri i studentëve nuk mund të shuhet me asnjë lloj dhune!”, shkruan Xhixho në reagimin e saj.
Ndërkohë, opozita ka shprehur mbështetjen për protestuesit para Ministrisë së Arsimit, duke pretenduar se studentët janë përballur me dhunë nga forcat e policisë.
Lajmi kryesor:
Protesta te Ministria e Arsimit, Koçiu: Degradim! Balla nxjerr foton: Pas sulmit qëndron Berisha, çoi edhe dhëndrin hajdut! Opozita: S’e shuani dot me dhunë zërin e studentëve











Komente
Komento