Report Tv sjell pamje me dron nga protesta që u mbajt një ditë më parë në Himarë për Fredi Belerin. Siç shihet edhe nga pamjet, një grup personash të paktë në numër, protestuan në sheshin e Spilesë në Himarë, ku kërkonin lirimin e krebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin.
Në protestë u shfaqën kryebashkiaku i Athinës Kostandinos Bakojanis dhe kryetari i bashkisë së Selanikut, Kostandinos Zervas si dhe kryetarët e bashkive Igumenicë dhe Korfuz. Protesta u organizua nga Omonia.
Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. Por, Beleri nuk ka mundur të marrë detyrën, pasi autoritetet nuk i dhanë leje për të kryer betimin.