Protesta për pagat/ Ndërmjetësoi policia, s'ka marrëveshje për naftëtarët e Ballshit

TIRANE-Nuk ka marrëveshje për naftëtarët në Ballsh. Një ditë pas protestës së naftëtarëve të Rafinerisë së Ballshit, sot nisën negociatat mes tyre dhe përfaqësuesit të kompanisë "Tosk Energy".

Takimi u mundësua me ndërhyrjen e n/drejtorit të policisë së Fierit. Në takim në Ballsh ishin n/drejtori i policisë Luigj Vathi, përfaqësuesi i kompanisë Gëzim Halluni dhe naftëtarët që përfaqësoheshin nga Sokol Dautaj, që është kreu i Sindikatës.

Në mbarim të takimit Sokol Dautaj tha se kemi kërkuar që pala që do të operojë në rafinerinë tonë të fillojë punën e rimontit të uzinës  një orë më parë si dhe bërja e kontratave individuale  me punëtore. "Për më shumë ne do mbledhim këshillin sindikal dhe do flasim" tha ai.

Rafineria ka një vit pa punë, ndërsa naftëtarët në mënyrë të vazhdueshme kanë kërkuar rifillimin e punës dhe shlyerjen e pagave të prapambetura. Gjatë ditës së djeshme pati edhe incidente ku naftëtarët hynë me forcë në ambientet e rafinerisë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilo: 28/08/2020 05:10

    Me nje fjale "po*dhe me rigon" asgje tjeter.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja