Naftëtarët 4 orë protestë në Tiranë, përplasen me policinë para Ministrisë së Infrastrukturës! Balluku s'i pret në takim, protestuesit rikthen në Fier

TIRANË- Naftëtarët e Ballshit sollën protestën në Tiranë, ndërsa janë përplasur me policinë në përpjekje për të hyrë në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjetikës ku kërkuan takim me ministren Belinda Balluku. Pas 4 orësh proteste ata nuk u pritën nga ministra Balluku duke paralajmëruar se do të hyjnë në grevë urie. Të pranishëm në protestës ishin edhe aktivistë të shoqërisë civile dhe lëvizja për universitetin.

"Të gjithë naftëtarët janë në kushte të këqija ekonomike. Ne po flasim për mbijetesën e rafinerisë, jo për paratë. Në grevë urie këta të lënë të vdesësh. Nuk përjashtohet si opsion. Ne duam një përgjigje nga ministrja se çfarë do bëhet sot. Unë kam dy fëmijë." - tha Dautaj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve. Zëvendësministri Ilir Bejtja pranoi t'i priste në një takim, por ata refuzuan me argumentin se nuk ka kompetencë t'i japë zgjidhje problemit të tyre.

Naftatarët shprehen se gjendja e tyre ekonomike është shumë e vështirë, aq sa kanë marrë dhe lekë borxh për të ardhur deri në Tiranë, për shkak se kanë 11 muaj pa marrë pagat. "Morëm lekë borxh për të marrë autobusin dhe për të ardhur këtu. Këtu do rrimë", tha një tjetër prej tyre.

Protesta u shoqërua herë pas herë me përplasje me policinë, ku tentuar që të çajnë kordonin e Uniformave Blu për të hyrë me forcë në ambientet e Ministrisë, por më pas u qetësua.

Protesta e naftëtarëve mori vëmendje edhe në Kuvend. Nga foltorja, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari tha akuzoi qeverinë dhe opozitën se po heshtin duke bërë jetë si sheikë, ndërsa naftëtarët po kërkojnë bukën e gojës. Nga ana tjetër, për kreun e grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla kjo situatë është pasojë e privatizimit kriminal të rafinerisë nga Berisha.

Rafineria e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka ndalur punën në shtator të vitit të kaluar dhe rreth 800 naftëtarë kanë mbetur pa punë. Javën e kaluar u duk se u arrit konsensusi, pasi kompania nga Azerbajxhani "Allum" që menaxhon këtë rafineri kishte premtuar nënshkrimin e kontratave të punës me naftëtarët si dhe dhënien e një page mujore. Por asnjëra nga këto nuk ndodhi dhe naftëtarët iu rikthyen protestave.

Një ditë më parë Kryeministri Edi Rama lajmëroi se ka zhvilluar një takim me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aljev, ku i ka kërkuar zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar në rafineri nga kompania azere.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:00
Kreu i sindikatës: Greva e urisë shihet si mundësi nëse nuk kemi përgjigje nga ministrja

Gjatë protestës së naftëtarëve në Tiranë, shumë prej tyre kanë deklaruar se protestat do të shkojnë deri në grevë urie.

Por Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Sokol Dautaj për Report TV thotë se nuk përjashtohet si mundësi, por fillimisht presin reagimin e ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës.

"Prej 2 javësh ne kishim filluar për të firmosur kontratën. Ne sot gjendemi përpara godinës së ministrisë nga vetë ministre. Normalisht ata mund të heshtin. Përderisa kryeministri e publikoi në faqen e tij atëherë do na plotësohet. Të gjithë naftëtarët janë në kushte të këqija ekonomike. Ne po flasim për mbijetesën e rafinerisë, jo për paratë. Në grevë urie këta të lënë të vdesësh. Nuk përjashtohet si opsion. Ne duam një përgjigje nga ministrja se çfarë do bëhet sot. Unë kam dy fëmijë." - tha Dautaj.

Ora 12:23
Protestuesi: Morëm lekë borxh që erdhëm deri këtu! Duam transparencë nga ministrja për takimin me Presidentin e Azerbajxhanit (VIDEO)

Protestuesit kërkojnë që të takohen me ministren Balluku e për tu sqaruar mbi takimin e saj dhe të kryeministrit Rama me Presidentin e Azerbajxhanit ku sipas tyre u fol dhe për punën e rafinerisë.

Një prej protestuesve thotë se do të qëndrojnë aty derisa të kenë një përgjigje.

"Nuk takohemi me zëvendësministrin Ilir Bejtja. Ministrja të mbaj përgjegjësi. Morëm lekë borxh për të marrë autobusin dhe për të ardhur këtu. Këtu do rrimë. Do ta mendojmë të gjithë së bashku se çfarë do bësh. Të dalësh dhe të thuash publikisht që do të hapet në qershor dhe mos të hapen" - tha një prej protestuesve.

Ora 11:59
Naftëtari: Të na çojnë në burg të paktën aty do e hamë një pjatë supë, se kështu po vdesim

Gjatë protestës, ku nuk kanë munguar përplasjet me policinë, një nga naftëtarët shprehet se gjendja e tyre ekonomike është e rënduar.

"Të na çojnë në burg të hamë një pjatë supë, të paktën do hamë diçka këtu, se kështu po vdesim fare", tha ai.

Ora 11:56
Protesta e naftëtarëve në Tiranë, përplasje me policinë (VIDEO)

Situata në protestën e naftëtarëve të Ballshit në Tiranë është tensionuar ku ka pasur dhe konfrontim me policinë.

Protestës i është bashkuar dhe Shoqëria Civile.

Ora 11:53
Naftëtarët: Balluku të vij këtu, të takojë një nga ne! Turp që në 2020 nuk hapin derën

Një nga punonjësit e rafinerisë shprehet se kanë 20 paga pa marrë, një paligjshmëri e ka cilësuar ajo. Ajo i ka kërkuar policisë që të heqin uniformën e policisë dhe të mos i ndalojnë të protestojnë.

"20 paga të pa marra. A ka paligjshmëri më të madhe t'i hedhësh punëtorët në mes të rrugës. nuk e di si jetojnë këta punëtor, nuk e di si moshatarët e mirë përballen mes mos edukimit. Policia e Shtetit le ta heqë uniformën, se varën nga taksat tona", tha një nga punonjëset.

Ata shprehen se Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku duhet të presë në takim një nga përfaqësuesit e protestës.

"Le ta shkrijnë sot atë kompani nëse del me humbje. I bëj thirrje policisë minimalisht një nga këta të marrë përfaqësuesit tanë dhe ministrja ta presë këtë njeri, nuk është një rrugëtar kalimthi. Turp që në 2020 trokitëm në një derë dhe nuk hapën. ne jemi me ju, dhe ju duhet të na mbështesni. Të vlerësojnë mundin dhe sakrificën që këta naftëtarë kanë 11 muaj që sorrollaten", tha një tjetër.

Ora 11:44
'Hape rrugën, hape rrugën'/ Naftëtarët e Ballshit tentojnë të çajnë kordonin e Policisë te Ministria e Infrastrukturës (VIDEO)

 

Protesta e naftëtarëve të Ballshit ka pasur disa tensione. Ato janë përplasur me policinë duke kërkuar që të çajnë kordonin e policinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Landi FR: 17/09/2020 14:05

    E mor Sali Berisha, çfare I bere vendit e shite Rafinerine e Ballshit tek Taci, si ka mundesi qe nje pasuri kombetare shitet tek privati, tu befshin ilaqe per kalamajt dhe niper e mbesa leket qe I vodhet popullit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja