Dhunimi për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, vriten 4 persona gjatë protestave

Dhunimi për vdekjen e 22-vjeçares në Iran, vriten 4 persona gjatë protestave

Mahsa Amini, u vra nga policia në Iran

Katër persona janë vrarë në Iran gjatë protestave mbi vdekjen e një gruaje 22-vjeçare, e cila humbi jetën pasi u arrestua nga policia nën dyshimet se ka thyer rregullat për veshjen e hixhabit.

Organizata për të Drejtat e Njeriut Hengaw tha më 19 shtator se dy persona u vranë në qytetin Divandarreh – pjesë e rajonit kurd të Iranit – ku protestat lidhur me vdekjen e Mahsa Amini kanë qenë më të mëdhatë. Dy persona të tjerë u vranë në Saqez, tha kjo organizatë që monitoron zonat e banuara nga kurdët në perëndim të Iranit.

Organizata për të Drejtat e Njeriut Hengaw i identifikoi viktimat në Divandarreh si Fuad Ghadimi dhe Mohsin Mohamadi, duke thënë se ata ishin civilë “që u vranë nga të shtënat e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit”. Kjo organizatë tha se edhe 15 persona janë plagosur.

Ende nuk ka konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane. Televizioni shtetëror raportoi se një numër protestuesish janë arrestuar, por nuk raportoi për viktima. Më herët gjatë 19 shtatorit, policia iraniane tha se vdekja e Mahsa Amini ishte “një aksident” dhe mohoi akuzat se ajo ishte keqtrajtuar.

Protesta për vdekjen e Aminit janë mbajtur edhe më 18 shtator në Sanadaj, kryeqytetin e provincës së Kurdistanit. Më 16 shtator, mjekët thanë se Amini ka vdekur pasi ata nuk mund të regjistronin asnjë aktivitet në trurin e saj, qëkur ajo ra në koma.

Sipas shkrimeve në rrjetet sociale, Amini kishte udhëtuar nga provinca e Kurtistanit për në Teheran për t’u takuar me familjarët e saj, kur ishte arrestuar nga policia e moralit më 13 shtator. Dëshmitarët u kanë thënë gazetarëve se pas arrestimit ajo është rrahur brenda makinës së policisë së moralit, teksa është dërguar në një qendër të paraburgimi.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndyr: 20/09/2022 06:26

    E paska hak irani nga zoti qe po i ndersen amerikant

    Përgjigju
  • Emigranti: 20/09/2022 05:25

    Keshtu duan ta kthejn hoxhallaret shqiperine e kosoven me xhihab dhe burka

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku

Sot Amerika vendos/ Nisin votimet! Garë e ngushtë presidenciale, por Harris është 4 pikë në avantazh! Qendrat e votimit me xhama antiplumb e dyer çeliku