Aktivistja mjedisore që mori fjalën e rradhës në protestën para Kryeministrisë ngriti shqetësimin për projektet që po zhvillohen në zonat e mbrojtura, duke u ndalur specifikisht te Vjosa-Narta dhe ligji i vitit 2024 për zonat e mbrojtura.
“Kjo është protesta më e bukur në botë. Unë vij këtu si aktiviste mjedisore. Kam shumë vite që përpiqem për mbrojtjen e natyrës, të lumit Vjosa, parqeve, Alpeve dhe zonave të bukura të Shqipërisë dhe Europës. Gjëja më e mirë që kemi ne është natyra dhe nuk duhet ta shkatërrojmë. Nëse flasim për anëtarësim në BE, duhet t’i respektojmë ato ligje dhe të bëjmë maksimumin që kur jemi pjesë e BE-së të kemi trashëgimitë natyrore e mos t’i shkatërrojmë. Ajo që po ndodh sot në Vjosë-Nartë është vetëm fillimi. Projekte të tilla do të përsëriten në të gjitha zonat e mbrojtura, për shkak të ligjit të 2024, ligji famëkeq që nuk na siguron mbrojtjen e natyrës sonë. A e dini që Delta e Vjosës është një nga të vetmet që ka mbetur e paprekur? Sot ne jemi zëri i gjallesave që nuk flasin dot. Sot ne po mësojmë fëmijët tanë si t’i kërkojnë të drejtat e tyre”, tha ajo.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- ‘Zvërneci’, protestë para Kryeministrisë: Dorëheqje! Sali Lushaj dhe i biri Stresi në mes të turmës, nervozohen për thirrjet 'Berisha n'Burg'! Qytetarët: Ikni







