Ndërsa mori fjalën në Kuvend, Jorida Tabaku tha se protesta kundër investimeve në Zvërnec nuk është vetëm për këtë kauzë, por edhe kundër sistemit që e ka kthyer Shqipërinë në të pajetueshme.
Deputetja demokrate bëri thirrje se ata duhen dëgjuar edhe nga vetë partia që ajo i përket, ndërsa shtoi se qeveria duhet të bëjë të njëjtën gjë dhe të dorëhiqet.
“Ata sot protestojnë për një realitet, atë që kanë përjetuar vite me radhë, që ky parlament dhe PS nuk i përfaqëson më, protestojnë se nuk duan të largohen. Kam që ditën e parë që shkoj në atë protestë dhe nuk ka pasur emocion më të madh se të kesh të rinj në krah që janë kundër asaj që po ndodh sot në Shqipëri. Për 4 vite me radhë bashkë me kolegët e PD kemi kërkuar 14 shkresa për ligjin e zonave të mbrojtura, të investimeve srategjike etj për të treguar që e ardhmja e Shqipërisë është në udhëkryq, që vendimet e qeverisë po e pengojnë Shqipërinë të ecë përpara në procesin e integrimit. Sot është ngritur e gjithë Shqipëria në këmbë dhe ne duhet ta dëgjojmë, së pari ne si forcë politike dhe sigurisht që të jemi pjesë atje, por ta dëgjojë edhe qeveria me kërkesën e tyre legjitime për dorëheqje, me kërkesën e tyre legjitime për të ndryshuar Shqipërinë sot dhe ndryshimi fillon me largimin e PS”, tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ Debate për investimet në Zvërnec, PD thirrje në kor: Rama të dorëhiqet! Balla-opozitës: Zogjtë e bufit si Flamingo nga Temu










