FIER-Pas protestave të njëpasnjëshme në ditët e fundit për mungesën e pagave prej 3 muajsh, kompania që ka marrë në shfrytëzim rafinerinë e natës pasditen e sotme u ka kaluar 150 punëtorëve nga një pagë.
 
Sipas njoftimit, dy pagat e tjera të prapambetura do të jepen nga kompania brenda 10 ditëve duke i likuiduar totalisht.
 
Shoqëria 'Ionian Refining' dhe 'Trading Company' e mori rafinerinë pak muaj më parë pasi arriti të gjejë gjuhën e përbashkët me bankat kreditore të ARMO-s si dhe punonjësve të saj.
 
Por para dy ditësh njëri nga punonjësit kërcënoi me vetëvrasje nëse nuk do t’i jepnin tre pagat e prapambetura duke detyruar kompaninë që të niste shlyerjen e detyrimeve.
 
Prej kohësh kompania ARMO është në një situatë tejet të vështirë financiare.

Një pjesë e mirë e aseteve të saj rezultojnë të sekuestruara apo të nxjerra në ankand nga disa banka kreditore. Sipas vlerësimeve, borxhet e ARMO-s arrijnë në total rreth 250 milionë euro, 200 milionë ndaj bankave, dhe rreth 50 milionë euro detyrime ndaj tatimeve.


dy.b/shqiptarja.com