Kryeministri Edi Rama tha se protesta mori jehonë sepse Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, por në Zvërnec qëndronte edhe hija e emrit më polarizues të politikës dhe medias botërore, Donald Trump.
“Ajo protestë nuk mund të kuptohet pa rënë nën mbingarkesën e të dhënave digjitale mbi Bulevardin e Flamingove, i cili mblodhi dhe lëshoi një pafundësi sinjalesh në të gjithë anët e globit. Sepse Zvërneci nuk mbante vetëm peshën e një investimi të madh, të një lagune të ndjeshme, të pikëpyetjeve mbi procesin, të një vendimmarrjeje të debatueshme, të cilat krijuan një forcë magnetike mbi planetin Tokë pas viralitetit të një videoje, ku brishtësia e individëve që protestonin përplasej me gardhin e lartë me tela me gjemba, si të ishte një kufi i pakapërcyeshëm mes jetës së tyre dhe një rruge të madhe zhvillimi që e kishte flakur atë jashtë shtratit të saj.
Në qendër të projektit ishte dhëndri dhe bija e tij. Pa atë emër, (Trump) protesta do të ishte një çështje shqiptare jashtë mediave ndërkombëtare, por në sajë të atij emri u bë një çështje ndërkombëtare. Ky është fakt i kohës, së kanaleve sociale, Zvërenci dha videon revoltuese, flamingo dha simbolin magjepsës, hija e vjehrrit më të famshëm në botë dha magnetin global, edhe algoritmi i yshtur bëri punën tjetër.
Zelli i kundërshtarëve të gjithë andejshëm për të luftuar me vjehrrin e madh, e ktheu në qendër bulevardin. Shkaku i hendekut ishim ne dhe zemra e protestës ishin njerëzit e thjeshtë të këtij vendi. Kurse të tjerë kishin nevojë për plagën, por nuk e krijuan ata protestën, e rrëmbyen. Tani fillojnë që të kruajnë plagën, sepse zemra e protestës iku, shtegtoi bashkë me flamingot", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama: Reflektim pas protestave! Lançojmë planin ‘Besa’, qytetarët nuk duhet të ndihen më të padëgjuar. Dikur shqiptarët thoshin ‘ka edhe më keq’, sot na kërkojnë llogari me ‘ka edhe më mirë










