Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e nëntë të saj, ku ‘paqja’ e protestuesve mbaroi shumë shpejt me aktet e vandalizmit gjatë mbrëmjes së sotme te ‘Bulevardi’.
I ftuar në ‘Repolitix’ deputeti i PS Eduart Shalsi tha se ka disa raporte që parti shqiptare që janë pjesë e Antifës, por këto dyshime qeveria duhet t’i vërtetojë.
"Uroj që të provohen që ka parti shqiptare që janë pjesë e ‘Antifës’. I kemi indicia serioze sesi forca shqiptare janë të përfshira këto organizata", tha ai.
Të njëjtën gjë pohoi edhe gazetari Bardh Sejdarasi, duke theksuar se e dinte emrin e partisë.
"Ka një analizë ndërkobëtare që ka përfshirë një parti pjesë e ‘Antifa’. Unë e kam parë emrin e partisë, por nuk mund ta them", tha ai.
Për Sejdarasin njerëzit mund të protestojnë por jo të dëmtojnë bankat e bizneset.
“Protestuesit tentuan të prishnin bankomatet për paratë, por bankat kanë sisteme. Dëmet në biznese nuk duhet të kishte fare. ATM nuk janë të gjitha funksionale. Bankat punojnë me orar të kufizuar sa të riparohen”, tha Sejdarasi.
Pedagogu Andon Kume, tha se kjo nuk është një protestë studentore, ndërsa shtoi se kjo nuk është dita e 9-të e protestës, por vijim i ‘flamingove’.
“Nuk e di sa do të japi efekt kjo lëvizje e Ramës. Këtë nuk mund ta quajmë protestë studentore. Ajo është një protestë që ka filluar prej disa muajsh. Është një protestë që do të ndryshojë klasën politike”, tha ai.
Ndërkohë Eduard Shalsi deputet i PS, tha se protestat është e drejtë e qytetarëve, por aktet e dhunës janë të papranueshme. Ai solli si shembull edhe protestat në 2018-ën, duke nënvizuar se çështja u zgjidh përmes dialogut. Sipas tij disa nga kërkesat e hartuara atë kohë nga studentët janë realizuar 100%.
Unë përfaqësoj mazhorancën, por nuk më pengon të respektoj protestën. Janë zëra që duhet të dëgjohen. Protestat duhen respektuar. Në protestën e 2018 erdhi një moment që u dhanë 8 kërkesa dhe qeveria i pa. Ka kërkesa që janë plotësuar 100% dhe të tjera 60. Dialogu solli konkretizimin e kërkesave. Sot është e trishtë të shikoj ato akte në Tiranë. Është e drejta e protestuesve që të artikulojnë një kërkesë (dorëheqja e Ramës), por është e drejta jonë ta kundërshtojmë”, tha Shalsi.
Edhe analisti Plator Nesturi tha se kjo nuk është një protestë studentësh. Ai tha se duhet një zgjedhje politike, por zgjidhjet shtrohen në tryezë.
“Kjo nuk është çështje stundentësh. Mazhoraca të gjej mjetet e duhura për zgjidhjet politike. Zgjidhjet politike shtrohen në tryezë. Kjo mazhorancë i ka dhënë një hapësirë të jashtëzakonshme për të zgjdhur problemet me korrupsionin”, tha Nesturi.
Nga ana tjetër Shalsi tha që nga kjo protestë ka njerëz që meritohen të dëgjohen, por dhuna dhe aktet vandale nuk mund të jenë të planifikuar nga studentët. Për Shalsin studentën nuk mund të dëmtojnë bankat, të djegin bizneset apo Kolegjin e Europës.
“Shqipëria po jeton një moment ku nuk ka qenë më afër Europës. ka probleme, padyshim, keqardhje që kjo protestë shkoi deri në vandalizëm çka minon studentët. Nuk janë protestues ata. Ajo protestë u përdhos me akte vandalizmi. Nuk mund të shkojnë studentë të gosdasin kolegjin e Europës, të dëmtojnë bizneset e bankat. Nuk më duken të rastësishme këto goditje. Nuk mund të bëjnë këto plane studentët. Kur policia ka tejkaluar kompetancat janë pezulluar dhe hetuar. Ka një pjesë e protestuesve që meritojnë të dëgjohen me përulësi, por kjo dhunë nuk mund të shpjegohet”, tha Shalsi.
I ftuar në ‘Repolitix’ deputeti i PS, Eduart Shalsi tha se Shqipëria është afër ëndrrës europiane dhe kjo rrugë nuk duhet të cenohet.
“Të gjithë bateritë e kësaj qeverie në këtë periudhë janë përqendruar te ëndrra e kahershme që ti bashkohemi Europës sa më shpejt. Po e dëmton kjo pjesë e dhunshme. Një ministri që digjet, institucion që goditet, punonjësit nuk mund të kenë të njëjtën performancë për të punuar. Sot ëndrra europiane është më afër se kurrë, është e rëndësishme që rruga drejt BE mos të cenohet, ndaj them që nuk është, është çështja e zgjidhjes politike. Vendi e ka një kryeministër legjitim, votimet tregojnë që ka marrë një mandat të forte”, tha Shalsi.
Ai shtoi se protestat dhe pakënaqësitë janë bashkëudhëtare të sistemit demokratik.
“Në demokraci protestat dhe pakënaqësitë janë bashkëudhëtare të sistemit demokratik, por e rëndësishme është që qeveria mos të jenë indiferentë ndaj kërkesave të arsyeshme”, theksoi Shalsi.











Komente
Komento