VENEZUELE- Të paktën tre persona mbetën të vdekur dhe 20 të tjerë të plagosur nga protestat e dhunshme të ditës së enjte në Caracas të Venezuelës.
 
Kryeprokurori i vendit konfirmoi vdekjen e një studenti 24 vjeçar, Bassil Frias, i cili u qëllua në kokë dhe ndërroi jetë në spital.
 
Forcat e rendit u përleshën me protestuesit duke përdorur dhe gazin lotsjellës.
 
Këto janë protestat më të mëdha që prej vitit të kaluar, kur Nicolas Maduro morri detyrën e Presidentit të Venezuelës. Në një deklaratë për shtyp, Maduro dënoi trazirat në vend si një tentativë për grusht shteti. Ai quajti fajtorë për dhunën, grupet ekstremiste dhe shtoi se përgjegjësit do të dilnin para ligjit. Presidenti i Venezuelës e mbylli fjalën e tij duke bërë thirrje për paqe dhe kërkoi t'i jepej fund gjakderdhjes.
 
Shkaku i protestave janë kriza ekonomike dhe niveli i lartë i inflacionit.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)