Protesta të komunitetit rom në Greqi, 10 policë të plagosur pas sulmeve me sende të forta

Protesta të komunitetit rom në Greqi, 10 policë të plagosur pas sulmeve me sende të forta

Protesta në Greqi

10 policë grekë janë plagosur pas protestave të komunitetit rom në Greqi gjatë mbrëmjes së djeshme. Incidentet u nxitën nga plagosja e 16 vjeçarit të komunitetit rom i cili u qëllua me plumb nga policia gjatë një ndjekje të tij pasi u largua nga karburanti pa bërë pagesën e duhur prej 20 eurosh.

Sipas mediave greke, nga 10 policët e plagosur, gjashtë prej tyre janë goditur me sende të ndryshme të hedhura ndaj tyre.

Të martën, një grup protestuesish teksa u mblodhën në shenjë revolte dhe ndezën zjarre, hodhën edhe sende të forta ndaj policisë. Ndërkohë efektivët përdorën edhe gaz lotsjellës për të bërë të mundur shpërndarjen e protestuesve ndërsa arrestoi dy prej tyre.

 

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në PKK, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve 

Ministri Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në PKK, për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve