Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve të ndërpresin menjëherë aktet e dhunës para Ministrisë së Arsimit dhe të distancohen nga personat e maskuar.

APEL I POLICISË SË SHTETIT

Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në tubim të ruajnë qetësinë, të shmangin çdo akt dhune dhe të distancohen nga personat e maskuar që po sulmojnë punonjësit e Policisë dhe po dëmtojnë pronën publike e private.

E drejta për të protestuar është e garantuar me Kushtetutë, por dhuna ndaj punonjësve të Policisë, qytetarëve dhe institucioneve është e papranueshme dhe e dënueshme me ligj. Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë e çdo qytetari, ushtrimin e të drejtës së tubimit paqësor, mbrojtjen e jetës, pronës dhe institucioneve.

Apelojmë për ndërprerjen e menjëhershme të akteve të dhunës. Çdo person që kryen veprime të kundërligjshme do të mbajë përgjegjësi penale përpara ligjit. Policia e Shtetit do të vijojë të veprojë me profesionalizëm, përmbajtje dhe vendosmëri, në përputhje me ligjin, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike. E drejta për të protestuar mbrohet. Dhuna nuk tolerohet.


Lajmi kryesor:

LIVE TV- Protesta/ Dhunë e përleshje me policinë te Ministria e Arsimit! Të maskuarit sulme me gurë e molotovë, kangjella e flakë në mes të rrugës! Ka të shoqëruar, policia hedh ujë e gazlotsjellës