Protesta te Unaza e Re, banorët bllokojnë rrugën, arrestohen 2 protestues, procedohen 20 të tjerë

TIRANË- Është zhvilluar dita e 26-të e protestës së banorëve të Astirit tek Unaza e Re. Banorët kanë bllokuar rrugën, ndërkohë që policia e Shtetit ka arrestuar 2 protestues si edhe ka proceduar në gjendje të lirë 20 të tjerë për aktet e vandalizmit që kryen ditën e djeshme në protestë, ku protestuesit rrëzuan blloqet e betonit, rrethimin e kantierit, shkulën tabelat e sinjalistikës rrugore dhe dogjën koshat e plehrave.

Në mbështetje të banorëve, të cilët veç mosprishjes së banesave kërkonin edhe lirimin e dy të arrestuarve ishin sërish deputetët e Partisë Demokratike, ndërkohë që nuk pati ndërhyrje nga policia.

"Duam mbështetje, nuk tërhiqemi"-janë thirrjet që dëgjohen në protestën e banorëve.

Protesta e banorëve të Astirit është mbështetur nga Partia Demokratike dhe kryetari Lulzim Basha që prej ditës së parë. Banorët kundërshtojnë ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, pasi sipas tyre ky projekt prek shtëpitë e tyre. ARRSH ka sqaruar se banesat për të cilat kundërshtojnë banorët janë të palegalizuara, ndërkohë që Bashkia Tiranë ka ofruar zgjidhje për ta, bonusin e qirasë dhe strehimin nëpër banesa sociale. Protesta zhvillohet në një kohë kur IKMT vazhdon shembjen e banesave dhe pastrimin e zonës për të bërë të mundur nisjen e punimeve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:34
Arrestimi i protestuesve tek 'Astiri', Balliu: Në qeli, padrejtësisht një 70-vjeçar

I pranishëm në protestën e banorëve të Astirit ka qënë edhe deputeti i PD-së, Klevis Balliu i cili ka komentuar arrestimin e dy protestuesve pas akteve të vandalizmit. Sipas tij, këto arrestime bëhen për të trembur qytetarët që ata të mos dalin të protestojnë për shtëpitë e tyre.

“Policia e Shtetit nën urdhërat e Edvin Kristaq Ramës, ka nxjerrë fletë arrestin për Kujtim Yllin, një burrë të moshuar rreth 70 vjeç të cilët këta sot padrejtësisht e kanë lënë Kujtimin në qëllitë e rajonit nr 2, për aq sa kemi informacion pasi edhe informaci që kemi se për çfarë është shoqëruar Kujtimi Ylli nuk është na është dhënë edhe pse kemi shkuar në dy rajone të ndryshme,”-Klevis Balliu. 

Ora 18:19
Protesta nëpërmjet fotove
Ora 17:37
Aktet e vandalizmit dje në protestën te Unaza e Re, Policia arreston dy 2 protestues, 20 të tjerë procedohen (Emrat)

Pas akteve të vandalizmit ditën e djeshme në protestën e zhvilluar tek Unaza e Re nga ana e banorëve të Astirit, policia e Tiranës ka arrestuar Romeo Llullën dhe Kujtim Yllin. Ata akuzohen si organizatorët e protestës që sipas policisë është e paligjshme, ndërkohë që 20 persona të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë. Policia nuk ka dhënë emrat e tyre, por i ka identifikuar ata me inicialet e tyre.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 arrestuan në flagrancë shtetasit:

R. Ll., 41 vjeç, banues në Tiranë, K. Y., 58 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë 20 shtetas, të gjithë banuesë në Tiranë. Këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në bashkëpunim kanë organizuar një tubim të paligjshëm duke bllokuar aksin rrugor për rreth 60 minuta, si dhe kanë dëmtuar sinjalistikën rrugore.  Materialet në ngarkim të tyre iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit

Këto janë pemët më të veçanta në mbarë botën për festat e fundvitit