Menjëherë pas largimit të protestuesve të Partisë Demokratike nga liqeni artificial, ku ata protestuan për disa orë, Bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara.
Siç shihet edhe në këto foto, stolat e parkut janë dëmtuar, ndërkohë që pemët janë thyer, pa lënë mënjanë edhe dhunimin e punonjësve të policisë nga persona të ardhur nga Kamza e Bathorja.

Foto të tjera..
Ja deklarata e kësaj Agjencie
“Ata që shkuan për të protestuar për këndin e lojërave për fëmijë te liqeni, të veshur si “ambientalistë, me sa duket nuk u kanë interesuar shumë pemët apo stolat e parkut. Në fotot e publikuara nga Agjencia e Parqeve, duket vandalizimi i pemëve në park nga deputetët dhe protestuesit e PD, të cilët me sa duket kanë dhunuar jo vetëm policët, po edhe pemët për të cilat kishin ardhur nga Kamza dhe Bathorja kinse për “t’i mbrojtur”.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Siç shihet edhe në këto foto, stolat e parkut janë dëmtuar, ndërkohë që pemët janë thyer, pa lënë mënjanë edhe dhunimin e punonjësve të policisë nga persona të ardhur nga Kamza e Bathorja.

Foto të tjera..Ja deklarata e kësaj Agjencie

FOTO