Protesta tek Unaza e re ç’akordon trafikun në kryeqytet, nga Pallati me Shigjeta deri tek sheshi Shqiponja dhjetëra makina në radhë

Protesta e banorëve të “Unazës së Re” kundër shembjes së shtëpive ka shkaktuar kaos në trafik gjatë orëve të pasdites.

Në këtë video që sjell Report Tv duket qartë radha e automjeteve të bllokuara në trafik në aksin nga Pallati me Shigjeta tek sheshi “Shqiponja”. 

Kjo ka krijuar tension mes drejtuesve të mjeteve dhe policia ka shtuar patrullat për të normalizuar situatën.

Në pjesë e banorëvë të “Unazës së re” janë ngritur në protestë kundër shembjes së shtëpive në kuadër të projektit të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Protesta e banorëve ka nisur që prej ditës së shtunë, ndërkohë që ende nuk dihet se kur banorët do të tërhiqen. Ata pretendojnë se po nxirren me të padrejtë nga shtëpitë e tyre dhe se nuk janë lajmëruar. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 05/11/2018 18:15

    Atyre jo ti shembin shtepite por te shkojne per lesh maskarenjte me ate siklet te madh qe u shkaktojne njerzve qe shkojne ne hall te tyre... te gjith hajdute tokasj i kane zene me force...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë