Banorët e Astirit sërish në protestë, bllokojnë Unazën e Re: Po na prishin banesat, jemi në rrugë të madhe! (VIDEO)

TIRANË- Banorët e zonës së Astirit kanë dale sërish në protestë mëngjesin e sotëm. Ata kanë bllokuar sot rrugën tek Unaza e Re në të dyja anët e saj. Shkak për protestën është bërë ndërtimi i Unazës së Madhe, që sipas banorëve prek edhe banesat e tyre.

Ata shprehen të irrituar, pasi sipas tyre banesat po prishen pa lajmërim. Sipas banorëve, kryeministri Edi Rama nuk e ka mbajtur fjalën.

Po na prishin shtëpitë pa na njoftuar. Kemi dale në rrugë të madhe. Protestat do të vazhdojnë derisa të na jepni zgjidhje. Apel Ramës që të rishikojë edhe njëherë projektin. Doli i pabesë, tha që do na bënte legalizime falas.

Banorët e Astirit.

Banorët e 'Astirit' protestojnë duke bllokuar Unazën e Re

Kjo është dita e dytë e protestës së tyre, pasi ata apeluan edhe dje për vëmendje dhe ndërhyrje nga qeveria.

Ndërkohë që nga ana e institucioneve shtetërore, ka reaguar Autoriteti Rrugor Shqiptar, i cili ka thënë se dita e hënë do të sjellë edhe një reagim më konkret nga ky institucion për të sqaruar projektin.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tironci: 04/11/2018 17:08

    eh ta lumsha moj demokraci , uluni sa doni neser vje eskavatori lali erit , se ai nuk vje se eshte fushata

    Përgjigju
  • Fraiku: 04/11/2018 11:16

    Hajde gricni b****n megjithe legalizimet juve se e keni bere Tiranen si Kandahar me ato ndertime dhe biznese pisanjose buze rruges. Kush ka pronen te shpronesohet, te tjeret te kthehen nga kane ardhur. Tirana do zhvillohet, nuk do ri peng i katundareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5