Disa turiste me origjinë nga Irani i janë bashkuar protestave që po zhvillohen në Tiranë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij një moment kur të rejat deklarojnë se kanë ardhur në Shqipëri për tu solidarizuar me qytetarët.
Rama shkruan se përveç aktivistëve, diasporës e besimtarëve të shitur, tashmë në bulevard ka dhe turistë të shitur, të cilët sipas tij “kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës”.
Postimi i Edi Ramës
Dëgjojeni deri në fund kush ka ardhur “turist” për të shpëtuar Shqipërinë
Me një llaf s’kemi në bulevard vetëm patriotë të shtirur, aktivistë të shtirur, besimtarë të shtirur e deri diasporë të shtirur, po kemi edhe turistë të shtirur që kanë ardhur të lëpijnë dhe pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë të protestës
Rama i ka mëshuar faktit se protestat në Tiranë, që morën indicie nga investimi prej 4 miliardë dollarësh i planifikuar për në Zvërnec, janë nën influencën e propagandave të huaja, kryesisht nga Irani, Serbia e Greqia.
Së fundmi shteti shqiptar kanë shpallur si ‘person të padëshiruar’ për 15 vite Ikballe Huduti Berisha, e cila njihet për lidhjet e saj me regjimin iranian të ajatollahëve, si dhe ka bërë thirrje publike kundër rendit kushtetues në Shqipëri.
Ndërkohë 3 ditë më parë, leximi i kërkesave të qytetarëve drejtuar Ramës e qeverisë, iu besua Dritan Goxhajt, i cili ka shprehur hapur mbështetjen e tij për regjimin iranian.
Lajmi kryesor:
Në protestën e Tiranës dhe adhuruese e regjimit iranian, Shqipëria shpall ‘non grata’ Ikballe Hudutin: Rrezik për sigurinë kombëtare! Rama i postoi foton me Ahmedinexhad
-
Tani eshte edhe President, edhe kryeminister edhe minister ne fuqi te 20te edhe drejtor i SHISH e polici, ka ngel me i tregu katunit nga lidhet gamori… si gamor qe eshte
Përgjigju -
O rrush ne shesh jane le te themi 10.000 veta ti gjen 4 dhe i fut te gjithe ne nje thes. Po qevria jote qe ka 50 ministra dhe 20 i ka ne burg a eshte qeveri hajdute?
Përgjigju -
Duhet te deportohen menjehere! Kontigjenti i pseudoprotestes! Profesioni Protestues neper vendet e Europes! Duhen pyetur kush ua ka paguar bileten?! Kokeboshet duan te rrezojne nje qeveri te.votuar nga shumica e shqiptareve 1 vit me pare!!!! Duhet te deportohen e te shpallen nongrata! Vijne ketu dhe bashkohen me ekstremistet islamike dhe i turren qeverise! Te mos u lejohet hyrja ne RSH!
Përgjigju -
Rame shpresoj ta kesh kuptu qe shiku fle gjum,gjum tull fare, pranej minimumi qe duet bosh hiqe ate caren e kosoves se nuk osht per ate pun e vej nji Rob tamom, Ka sa te dush shqipnia cuna pergatit per drejtora shiku.
Përgjigju -
Si lejohen te kalojne kufirin tone iranianet kur ne nuk kemi marredhenie diplomatike me Iranin?
Përgjigju -
Si pranohen agjentët nga Irani....është një vend që nuk kemi asnjë mardhënie dhe përveç agjenturës nuk vjen njeri tjetër...
Përgjigju











Komente
Komento