Protesta/Artistët dënojnë dhunën në institucionet e kulturës (VIDEO)

Muzeu Historik, Biblioteka Kombëtare dhe Bunk Art 2 nuk i kanë shpëtuar dhunës së ushtruar gjatë protestës për të riun e vrarë nga efektivi i forcave Shqiponja, Klodian Rasha. Dëmtimet përfshijnë hyrjen kryesore në këto institucione edhe xhama të thyer të dritareve

Baritoni Ylber Gjini përmes këngës kishtare “Krishti u ngjall” zgjodhi të protestojë në mënyrë paqësore. Teksa shpreh dhimbjen për të riun që u nda nga jeta dhe bën apel që të ruhet gjakftohtësia derisa të zbardhet e vërteta dhe të mos dhunohen institucionet

“Në një dëshpërim të thellë vendosa që të këndojë për këtë të ri që iku në lule të rinisë. Unë do të isha në protestë, por për arsye shëndetësore nuk kam shkuar. Kam qenë në të gjitha protesta, por si qytetar, jo për të djegur edhe shkatërruar. Unë do të merrja një qiri dhe do të ulesha tek kryeministria derisa ata të japin dorëheqjen. Por sapo pashë dhunimin që është bërë në qendër, nuk jam për këtë. Unë kam një ngushëllim për moshatarin e këtyre të rinjve që protestojnë, pasi ai mund të ishte fëmija im. Por, të rinjve u them ruani gjakftohtësinë, derisa të gjendet fajtori”, thotë ndër të tjera baritoni Ylber Gjini.

Ndërsa, pianistja Etrita Ibrahimi e konsideron të pavend atë çka ka ndodhur me institucionet, duke thënë se shpresa e së ardhmes nuk ndërtohet, duke shkatërruar

“Nuk justifikohet kurrsesi vrasja e një njeriu nga polica, pasi ekzistojnë mënyra të tjera për ta kapur. Mbështet solidaritetin e popullit me familjen e Klodjanit. U jam mirënjohëse familjarëve të tij që s’janë bërë pjesë e protestave të dhunshme, që nuk do ta sjellin mbrapsht djalin. Protestat duhet që të jenë, unë jam pro tyre, por jo me dhunë. Është e turpshme edhe shumë e dhimbshme, që dhunohen institucionet. Ne po përpiqemi çdo ditë për këtë kulturë. Nuk e konceptoj dot që dikush të shkojë për hir të një proteste të dhunojë Muzeun, ku ruhen vlera mijëravjeçare, duke i hap rrugën edhe vjedhjes së materialeve. Nëse ka humb shpresa, duhet të shkatërrojmë të kaluarën? Nuk jam dakord për këtë”, shprehet Etrita Ibrahimi mes të tjerave.

Sa i përket angazhimit të opozitës në këtë protestë, artistët ndajnë këndvështrime të ndryshme

 “Është një protestë spontane, sepse nëse do ta kishte bërë opozita do ishte e riorganizuar. U bëj apel të rinjve që të përmbahen sa të jetë e mundur”, thotë baritoni Ylber Gjini.

 “Në Shqipëri ka 30 vjet që abuzohet me rininë, kulturën edhe politikën. Në 30 vite janë shfrytëzuar nga politikanët në mënyrë të turpshme. Është edhe rendje pas turmës, një mllef i mbledhur prej 30 vitesh, e kuptoj këtë., Por, nuk kuptoj dhunën. Por më duket se ka edhe një stisje politike. Më duket se duan që t’i japin drejtim politik. Kjo nuk është gjë e mirë, duket si fushatë elektorale, por nuk është ky rasti për të bërë fushatë”, përfundon pianistja Ibrahimi.

Biblioteka Kombëtare dhe Muzeu Historik janë mbyllur për shkak të dëmeve të shkaktuara. Ndërsa, po merren masa për riparimin dhe rikthimin e tyre në normalitet nga grupet e emergjencës.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • mara: 12/12/2020 14:53

    Ku janë ata firmëtarët e Saliut? Ju kujtohen sa aktivë ishin atëherë? Heshtja, indeferenca është më e rëndë se shkaktarët e veprimeve të tilla. Përdorimi i fëmijëve është poshtërsia më e madhe që bën një njeri për interesa të pista. Ju lumtë juve që thoni atë që ndjeni, shkatërruesit duan të mbjellin frikë, por nuk do ja dalin, Shqipëria nuk do bjerë, ajo do vazhdojë në rrugën e zgjedhur nga populli i ndershëm, jo me dhunë por me punë.

    Përgjigju
  • V.f: 11/12/2020 17:26

    Ilir Meta,Lulzim Basha,Sali B dhe Monika K te dalin te denojne dhunen pse sdalin sepse ata jane frymyzuesit dhe organzatoret moral.

    Përgjigju
  • Alien: 11/12/2020 17:22

    Ku janë Artistët e Intelektualët në Albani?! Pse nuk kanë dalë kurrë në një Protestë Civile,pro Civilizimit,e kundra Barbarëve të shitur???!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë