Sara Mila, deputete e PS dhe analisti Poli Hoxha ishin të ftuar këtë të martë në ‘Sot Live në Shqipëri’ ku komentuan protestat që po zhvillohen prej më shumë se një muaji në kryeqytet. Mila tha se fillimisht protesta mori indicia nga dhuna e qytetarit nga policia private në Zvërnec, duke e cilësuar atë fillimisht legjitime, por që më vonë mori tjetër rrjedhë.
“Një pjesë e shqiptarëve patën një indicie për zonën e mbojtur, por edhe për atë që ndodhi në Zvërnec (dhunimi i qytetarit) ndezi një revoltë të brendshme, ndaj si fillim kjo ishte protestë legjitime. Kryeministri Rama e ka treguar vullnetin e bashkëqeverisjes së vendit me popullin. Jam e sigurt që pjesa më e madhe e tyre (protestuesit) duan të ulen së bashku me qeverinë”, tha Mile.
Ndërkohë analisti Hoxha komentoi rreth letrës së protestuesve drejtuar mbasadave në Tiranë që “të marrin në konsideratë seriozitetin dhe sinqeritetin e kësaj lëvizjeje qytetare dhe të mbështesin një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse të krizës aktuale politike në Shqipëri”,
“Nuk ishte ndonjë kërkesë aty për pritje, pasi kontaktet kanë qenë. Përfaqësira të ndryshme janë takuar me ambasadorët Perëndimorë. Situata është e thjeshtë, kjo protestë ka përkrahje nga ndërkombëtarët,” tha ai teksa shtoi se edhe mediat ndërkombëtare i dhanë zë protestës në vend", tha ai.
Por Mila e hedh poshtë këtë argument duke thënë se mediat ndërkombëtare e pasqyruan protestën për aq kohë sa u cilësua si ‘protestë anti Trump’.
“Protesta pati një pasqyrim nga media ndërkombëtare kur u cilësua si anti Trump, por kur protesta e humbi fokusin e projektit, interesi u tkurr. Nëse flasim për pisllëk në protestë nuk ka më pisllëk se arkivoli i sjellë të shtunën, duke sjellë në vëmendje një kohë si shtatori i 1998-ës”, theksoi Mila.
“Të kërkosh të drejtat me paqe qenka gabim? Përveç thyerjes së xhamave në komisariatin nr.3. është gabim. Autorët të ndëshkohen”, tha Hoxha.
Mila theksoi nga ana tjetër se sipas saj në protestë ka një miks njerëzish veçanërisht ata që e kanë personale me kryeministrin Rama, por duke theksuar se shefi i qeverisë nuk ka asnjë arsye përse të japë dorëheqjen.
“Ne mbajtëm zgjedhje vetëm një vit më parë të cerifikuar nga KQZ dhe Shqipëria e konstituar në shtator mori dakordësinë e të gjithë partnerëve përfshirë edhe OSBE/ OHDIR që la edhe disa detyra shtëpie. Në protestë ka një mix njerëzish, janë ata që e kanë personale me kryeministrin Rama. Por PS është e vetmja parti që e ka thyer cilkin e pandëshkueshmërisë.
Patjetër që ne vijojmë të presim drejtësi për 21 Janarin, se njëherë provuan ata qytetarët e thjeshtë të irritoheshin dhe përfunduan të vrarë në mes të bulevardit. Demokracia nuk funksion me prova, prova e vetme janë zgjedhjet, ne provuam dhe fituam. Kryeministri Rama nuk e jep dorëheqjen sepse nuk ka arsye dhe vendi nuk shkon në zgjedhje se nuk ka arsye. Edhe kjo ide shumë e konsumuar sikur diaspora është kundër qeverisë, kur diaspora i dha votën e saj”, tha Mila.
Po ashtu ajo nënvizoi se çfarë do të ndodhi më tej me Partinë Demokratike, pasi edhe këtë herë nuk ia arriti qëllimit të saj, atë të rrëzimit të kryeministrit Rama. Sipas saj, PD pas kësaj proteste nuk do të ekzistojë më.
“Unë kam një merak: çfarë do të ndodhi me PD, sepse pas kësaj proteste nuk do të ekzistojë më. Kur nuk e arriti jo vetëm ta ndyente dhe ta rrëzonte kryeministrin Rama siç pretendonte unë mendoj se nuk ka vlerë si opozitë”, shtoi Mila.
Ndërkohë sipas Hoxhës kjo është një protestë e pastër pasi nuk ka një kokë.
“Është një protestë aq e drejtë dhe aq e pastër. Kjo protestë është kthyer në një gjendje shpirtëtrore. Aty nuk ka as kokë dhe as numër në këtë protestë. Kjo është protestë bruto. Futuni në zgjidhje pa hile, futuni në garë si të barabartë”, tha ai.
Mila theksoi në fund të fjalës së saj se fatkeqësisht dezinformimi trajtohet si fakt.
“Është kthyer standard në Shqipëri që dezinformimi trajtohet si fakt, dhe sillen në tavolinë gjëra që nuk ekzistojnë. PS e ka bërë revolucionin e vet brenda saj, ne kemi plot të rinj mes nesh. Unë i besoj një Shqipëri që shkon drejt BE-së dhe se nuk ka persona të pandëshkueshëm”, tha Mila ndër të tjera.
Komente










