Në një konferencë për shtyp nga selia blu, Sali Berisha kërkoi sërish dorëheqjen e Edi Ramës. Pasi strehoi protestues të maskuar në seli, Berisha ka dalë hapur në mbështetje të plotë të protestës, duke thënë se nuk do të ketë asnjë dialog me Ramën. Për këtë tw fundit thotë duhet ë japë dorëheqjen që të bëhet një zgjidhje politike.
“PD i ka mbështetur dhe do t’i mbështesë me të gjithë potencialin e saj protestën studentore, PD ka bërë dhe do të bëjë çdo gjë për mbrojtjen që mund t’iu japë studentëve. PD është e tëra në funksion dhe në mbështetje të kësaj proteste.
Nuk ka dialog Rama me ty. E di pse s’ka. se ti e do me ata që do vetë. ata që don ti janë kukullat e tua. Ata janë qenie të shpifura, jep dorëheqjen që të bëhet zgjidhje politike. Kthim prapa kjo revoltë nuk ka.
Kërkojmë dorëheqjen e Ramës. Krijimin e një qeveri kujdestare. Së treti asnjë pengesë për kërkesat e drejtësisë, veprimet e saj për veprën penale të korrupsionit. Kjo nënkupton që nuk mund të ketë asnjë amnisti, ata që kanë vjedhur, dhe sot në Europë nuk ka një të dytë që të ketë vjedhur sa Edi Rama dh e familjarët e tij, do vendosen patra ligjit", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
‘Ëndërron 21 janarin’, Berisha i përgjigjet Ramës: Zjarrvënësi më i madh i kombit je ti, mbështesim revoltën (VIDEO)










