TIRANE- Ka mjaftuar ndalimi i rrogës që artistët e Teatrit të Operës dhe Baletit të binden për të firmosur kontratat. Arsyeja e secilit që pason tjetrin në rrugën e firmosjes së tyre është se kolegët, domethënë gati gjysma e stafit të TKOB që nuk kishte firmosur “po shkëputen nga grupi” dhe nuk duan të marrin risqet e “ndëshkimit” duke qenë vetëm një pakicë. Kjo është gjuha e komenteve të artistëve pas firmosje së kontratës.