TIRANË- Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese gjatë prezantimit të projektligjeve për kadastrën dhe prezantimin e projektligjit për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë ka sjellë në vëmëndje edhe protestën e banorëve tek zona e Shkozës.

Gjatë fjalës së tij, kreu i ALUIZNIT, Artan Lame, është shprehur se banorët protestojnë pasi shteti nuk e përfundoi procesin e legalizimit.

Të gjithë letrat turke të përdoruar për kthimin e pronave janë të pavlefshme. Edhe turqit nuk i njohim më letrat e tyre.  Nuk duhet të njihen. Ka një kaos institucional në lidhje me pronat. Ndarja e tokës është bërë me një proces abuziv. Dhe pastaj banorët protestojnë. Kanë të drejtë.  Banorët protestojnë sepse shteti është i paaftë dhe nuk e përfundoi procesin e legalizimit.

Artan Lame, kreu i ALUZINIT

Në Shkozë preken 16 objekte pa leje në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe ndërkohë që mjetet e IKMT-së vijojnë punën për priushjen e ndërtesave pa leje. 

Gjatë mbledhjes së Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, kreu i ALUIZNIT, Artan Lame ka folur edhe mbi çështjen e ‘Unazës së Re’. Lame bëri përgjegjëse Partinë Demokratike, e cila sipas tij edhe gjatë kohës që do linte pushtetin në vitin 2013 legalizoi 49 objekte në zonë.

Legalizimi i Unazës nga pikëpamja formale  dhe legalizimet e bëra në kohe janë të rregullta. Nga pikëpamja morale janë 49 legalizime të bëra në korrik- shtator 2013, pra që kishin lënë vulën, pa u formuar qeveria e re.Edhe brenda saj duke e ditur shumë mirë që Unaza do zgjerohej nuk e kishin publikuar këtë projekt të gjerë dhe ky moslajmërim i njerëzve bëri që të krijohej shtegu i ndërtimit por dhe me atë shtrat të Unazës që parashikon. Shteti duhet të merret me regjistrimin e problemeve. Kohë pas kohë o i ka hequr kompentecat vetes, ose gjykatat e kanë penguar shtetin të rregullojë situatat negative

Artan Lame, kreu i ALUIZNI