Protestat e banorëve të 'Unazës e Re', Avokati i Popullit: Kemi nisur hetimin për projektin

Protestat e banorëve të 'Unazës e Re', Avokati i Popullit: Kemi nisur hetimin për projektin

Avokati i Popullit

Pas protestave të banorëve të “Astirit” të cilët prej më shumë se dy javësh kanë dalë për të protestuar kundër projektit të qeverisë, për  banesat e tyre të cilat  preken nga projekti i ndërtimit të Unazës së re, Institucioni i Avokatit ka njoftuar së fundi se ka nisur një hetim të plotë në lidhje me këtë çështje.

Një peticion i nënshkruar nga mbi 200 qytetarë i është dërgur së fundi Institucionit të Avokatit të Popullit , ku i kërkohet  të hetohet nëse ka shkelje të procedurave  në lidhje  me projektin e e ndërmarrë nga qeveria për ndërtimin e Unazë së Madhe , pjesë e së cilës është edhe projekti i Unazës së re.

Përmes një njoftimi Institucioni i avokatit të populli  bën të ditur se prej dy javesh ka nisur një hetim administrativ dhe po e ndjek me vëmendje situatën e krijuar mes qtetarëve dhe utoriteteve shtetërore. Mësohet se në kuadër të hetimit administrativ të ndërmarrë nga Avokati i Popullit është paraqitur edhe njëherë kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në procesin e projektit të Unazës së Madhe, në Bashkinë e Tiranës, ALUIZNI, ARRSH, IKMT etj

“Avokati i Popullit ka vërejtur ndërkohë qysh prej qershorit, kur problematika e zgjerimit të njërit prej loteve të Unazës së Re që prek zonën e Shkozës solli përplasje mes qytetarëve dhe autoriteteve publike, se duheshin marrë masa që situata të evitohej gjatë punimeve në lotet e tjera të kësaj vepre, siç është rasti me zonën aktuale tek Astiri. Institucioni i Avokatit të Popullit vlerëson  e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët", thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Sipas vlerësimit të këtij institucioni, duhet të vendoset një standard i ri, që asnjë ndërtim nuk duhet të nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse qytetarët.

Ndërkohë, e shtuna ka shënuar ditën e 15-të të protestës së  banorëve e zonës së “Astirit”  të cilët prej ditësh kanë bllokuar rrugën e “Unazës së re” të mbështur që nga dita e parë nga Partia Demokratike.  

Më 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda bashkisë ndërsa nga protestat mbetën të lënduar dhe 7 policë bashkiakë .

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë