Institucioni i Avokatit të Popullit, i drejtuar nga Endri Shabani, ka njoftuar se ka dërguar grupe monitorimi në komisariatet e policisë dhe në drejtoritë e policisë në Korçë, Shkodër dhe Tiranë, si dhe në spitalet ku trajtohen personat e lënduar.

Përmes një njoftimi, Avokati i Popullit bën të ditur se qëllimi është të verifikohet nëse të shoqëruarve u garantohen të drejtat themelore, dhe të publikohen gjetjet pasi të konfirmohen.

Përveç hetimeve kryesisht, Avokati i Popullit fton qytetarët dhe familjarët e tyre t'i drejtohen institucionit me ankesa individuale për pretendime në lidhje me trajtimin e keq nga Policia e Shtetit.

Reagimi i Avokatit të Popullit:

Tiranë, 15 tetor 2026

Përditësim mbi situatën e të shoqëruarve gjatë protestave të sotme

Avokati i Popullit ka dërguar grupe monitorimi në komisariatet e policisë dhe në drejtoritë e policisë në Korçë, Shkodër dhe Tiranë, si dhe në spitalet ku trajtohen personat e lënduar. Qëllimi është të verifikohet nëse të shoqëruarve u garantohen të drejtat themelore, dhe të publikohen gjetjet pasi të konfirmohen.

Korçë

Në Komisariatin e Policisë Korçë ditën e sotme janë shoqëruar 26 persona, nga të cilët 16 të mitur. Aktualisht të gjithë personat e shoqëruar janë liruar dhe një pjesë e tyre po procedohen në gjendje të lirë.

Shkodër

Përfaqësuesit e zyrës rajonale kanë monitoruar Drejtorinë e Policisë Shkodër, ku janë kryer veprimet procedurale për katër persona të shoqëruar. Ne kemi administruar ankesat e tyre për trajtimin që në momentin e shoqërimit nga policia, si dhe pretendimet për garantimin e të drejtave të garantuara në Kushtetutë.

Një grup pune po monitoron situatën në komisariatet e policisë dhe në spitalet e Tiranës, dhe shumë shpejt do të raportojmë mbi gjetjet parapake.

Përveç hetimeve kryesisht, Avokati i Popullit fton qytetarët dhe familjarët e tyre t'i drejtohen institucionit me ankesa individuale për pretendime në lidhje me trajtimin nga Policia e Shtetit.

Na kontaktoni:

Adresa: Blv. "Zhan D'Ark", Nr. 2, Tiranë

Tel: 04 2 380 300 / 068 903 4648

Email: [email protected]